Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Mjetet Mjetet Mjetet Mjetet Mjetet Mjetet
Mjetet Mjetet Mjetet Mjetet Mjetet Mjetet

Libra dhe CD / Psikologji

Mjetet

nga Botime Pegi

850 Lekë

Titulli: Mjetet

Autorë: Phil Stutz & Barry Michels

Përktheu: Aida Musai

Tipologjia: Libër psikologjik

Data e botimit: Shtator 2012

Numri i faqeve: 270

"Mjetet" i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre. Modeli terapeutik tradicional bazohet mbi lëvrimin e së kaluarës, ndërsa Phil Stutz dhe Barry Michels përdorin një arsenal teknikash - pikërisht mjetet - që i lejon pacientët të përdorin problemet e tyre për të arritur te forcat e nënvetëdijes dhe, për pasojë, për t'u vënë në lëvizje. Papritur, falë kësaj qasjeje revolucionare, problemet shndërrohen në mundësi - mundësi për të gjetur kurajën dhe disiplinën, për t'u shprehur e për të krijuar.

Për vite me radhë, Michels dhe Stutz, ia kanë mësuar këto mjete një grupi shumë ekskluziv pacientësh dhe tani, “Mjetet”, metoda e tyre revolucionare dhe fuqizuese, është e gatshme për çdo lexues që ka dëshirë të përmbushë gjithë potencialin e tij. Qëllimi i autorëve është pikërisht që jeta juaj të bëhet e jashtëzakonshme - e jashtëzakonshme në qëndrueshmërinë e saj, në përjetimin e lumturisë, në kuptimin e shpirtit njerëzor.