Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Lindja e Shqipërisë Lindja e Shqipërisë Lindja e Shqipërisë Lindja e Shqipërisë Lindja e Shqipërisë Lindja e Shqipërisë Lindja e Shqipërisë
Lindja e Shqipërisë Lindja e Shqipërisë Lindja e Shqipërisë Lindja e Shqipërisë Lindja e Shqipërisë Lindja e Shqipërisë Lindja e Shqipërisë

Libra dhe CD / Histori

Lindja e Shqipërisë

nga Botime Pegi

1.200 Lekë

Titulli: Lindja e Shqipërisë

Autorë: Nicola Guy

Përktheu: Krenar Hajdëri

Tipologjia: Libër historik

Data e botimit: Tetor 2012

Numri i faqeve: 400

‘Çështja shqiptare’ vazhdon të jetë një prej çështjeve më të mëdha ende të pazgjidhura në Evropën Juglindore. E megjithatë, pavarësisht nga interesi në rritje lidhur me historinë e kohëve të fundit të këtij rajoni, studimi i periudhës së Pavarësisë së Shqipërisë rreth viteve të Luftës së Parë Botërore, deri tani është lënë shumë pas dore. “Lindja e Shqipërisë” eksploron se si mundi të lindte për herë të pare Shqipëria e pavarur në vijim të shembjes së Perandorisë Otomane më 1912-n. Nicola Guy përqendrohet veçanërisht në arsyet pse gjatë periudhës vendimtare të Luftës së Parë Botërore, territori ‘shqiptar’ u nda midis disa shteteve, aq sa pothuaj pushoi së ekzistuari krejtësisht. Ndoshta, në një mënyrë mjaft kuptimplote për historinë e kohëve të fundit të rajonit, ajo trajton gjithashtu edhe çështjen e rëndësishme se përse shqiptarët etnikë u ndanë në vende të ndryshme të Ballkanit. Përmes ndërthurjes së studimit të zhvillimeve të brendshme shqiptare me ngjarjet ndërkombëtare të kohës, “Lindja e Shqipërisë” gjurmon historinë shqiptare nga periudha e Luftërave Ballkanike të vitit 1912, Konferenca e Londrës, Pakti i Londrës i vitit 1915, për të arritur më në fund, në periudhën e pasluftës deri në Konferencën e Paqes në Paris, në Konferencën e Ambasadorëve dhe në formimin e Lidhjes së Kombeve. Nicola Guy analizon rolin që kanë luajtur nacionalistët dhe jonacionalistët shqiptarë, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha dhe burrat e shtetit të vendeve fqinje në krijimin dhe përcaktimin e kufijve të shtetit të ri. Gjithashtu, ajo shqyrton implikimet e përdorimit të gjuhës si kriter bazë për përcaktimin e kombësisë shqiptare, dhe njëkohësisht ilustron pamjaftueshmërinë e përdorimit vetëm të teorive të nacionalizmit dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare për shpjegimin e ‘çështjes ende të pazgjidhur shqiptare’.