Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë
Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë Mosha e Pafajësisë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Mosha e Pafajësisë

nga Botime Pegi

900 Lekë

Titulli: Mosha e pafajësisë

Autore: Edith Wharton

Përktheu: Amik Kasoruho

Tipologjia: Roman

Data e botimit: Shtator 2012

Numri i faqeve: 413

Çmimi: 900 lekë

Informacion i përgjithshëm rreth librit

“Mosha e pafajësisë” është romani i 12-të i Edith Wharton, i botuar në 1920. Romani fitoi çmimin Pulitzer në 1921 dhe u konsiderua për një kohë të gjatë si "ndjesa" që shkrimtarja i kërkoi shoqërisë amerikane për librin e saj të mëparshëm “The House of Mirth”.

Historia e romanit “Mosha e pafajësisë” përqendrohet rreth jetës së një çifti të sapofejuar të shoqërisë së lartë njujorkeze. Një grua e re dhe e bukur, por e damkosur nga një skandal bashkëshortor i mëparshëm hyn në jetën e tyre. Lumturia e çifti "të përkryer në sytë e të gjithëve" fillon të lëkundet.

Romani hedh një hije dyshimi mbi moralin dhe strukturën e shoqërisë së viteve të fundit të shekullit të 19 në New York. Ai përmban një përshkrim të detajuar e të këndshëm të zakoneve të shoqërisë së lartë. Kjo gjuhë e dëlirë, së bashku me dramën sociale, përfituan për Wharton-in çmimin Pulitzer, i pari për një femër deri atëherë.

Titulli ironizon mirësjelljen e qelibartë të shoqërisë njujorkeze, të krahasuar me intrigat e brendshme të saj.