Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Dashuri në kohën e komunizmit

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Dashuri në kohën e komunizmit

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Bessa Myftiu

Dashuri në kohën e komunizmit

Roman

Përktheu: Blerta Hyska

Nr. faqe: 208

ISBN 978-99943-0-428-8

Çmimi: 1000 lekë

…Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve. Nuk ka aspak moralizim në historitë e saj, por disa të vërteta të pakundërshtueshme burojnë prej tyre. Për shembull, që shpesh ne e vendosim vetë veten në situata pa rrugëdalje. Që sedra e sëmurë dhe dashuria nuk shkojnë mirë bashkë. Që s’ndahemi kurrë nga asnjë dashuri, veç mësohemi të jetojmë pa të. Ngaqë dinë ta përdorin me seriozitet dhe lehtësi armën e humorit, personazhet e këtij romani triumfojnë mbi dëshpërimin. Ato e kanë kuptuar tashmë se gëzimi është pjellë e dhimbjes, se dashuritë tragjike mund të jenë shumë të bukura dhe se asgjë nuk është aq e tmerrshme sa duket…

- Astrid De Larminat, Figaro

Bessa Myftiu – poete, skenariste, autore romanesh e novelash – jeton që prej vitit 1991 në Gjenevë dhe shkruan në frengjisht.

Disa nga veprat e saj janë botuar edhe në shqip :

Vëllimi me poezi në dy gjuhë « Miq të humbur » / Des amis perdus, romani « Rrëfime nga vendet e harruara », si dhe përmbledhja me tregime « Drejt të pamundurës ».