Libra dhe CD / Letërsi e Huaj
nga Botimet Dudaj
1.200 Lekë
Camilla Läckberg
Gurskalitësi
Roman
Përktheu: Erdina Cekani
Nr. faqe: 532
ISBN 978-99943-0-421-9
Çmimi: 1200 lekë
“Mjeshtre për ndërthurjen e skenave të ngrohtësisë familjare me llahtarët rrëqethës.”
Guardian
Bestseller numër një
“Shkrimtarja më e kërkuar e kohës në Suedi.”
Independent
Qyteti i izoluar i Fjelbakës ka parë jo pak tragjedi, por ndoshta asnjë aq të tmerrshme sa ajo e vajzës së vogël të gjetur në rrjetën e një peshkatari. Dhe kjo nuk ishte një mbytje aksidentale...
Detektivi i zonës, Patrik Hedstromi, sapo është bërë baba. Është detyra e tij e vështirë të zbulojë se kush qëndron mbrapa vdekjes së një fëmije që, si ai, po ashtu edhe partnerja e tij, Erika, e njihnin mirë.
Por ai nuk e di se kjo çështje do të depërtojë në zemrën e errët të Fjelbakës dhe do ta grisë ndoshta përgjithmonë fasadën e saj idilike...
“E shkëlqyer... Lackberg është veçanërisht e zonja në portretizimin e klaustrofobisë së një komuniteti të vogël.”
The Times
Lindur më 1974, Camilla Lackberg punoi si ekonomiste përpara se të ndiqte një kurs për letërsinë kriminalistike, çka do t’ia ndryshonte karrierën në mënyrë rrënjësore. Ajo është një emër i njohur në Suedi dhe të shtatë thriller- at e saj psikologjikë me Erika Falkun dhe Patrik Hedstromin janë bestsellerët më të shitur në Europë. Camilla jeton në Stokholm me bashkëshortin dhe tre fëmijët.