Libra dhe CD / Letërsi e Huaj
nga Botimet Dudaj
1.000 Lekë
Alice Munro
E shtrenjta jetë
Tregime
Përktheu: Pranvera Xhelo
Nr. faqe: 320
ISBN 978-9928-176-10-3
Çmimi: 1000 lekë
Të shkruash për jetën, të shkruash për të dalë gjallë prej saj. Të mbahesh fort pas fillit të rrjedhës së fjalëve të tua e të mos e lësh të ikë. Ta tendosësh edhe një herë e të kthehesh tek esenca e rrëfimit. Ta mbyllësh, ndoshta, me një nyjë që bashkon katër pjesët e fundit të këtij libri që, siç thotë vetë autorja, janë “autobiografikë nga mënyra sesi ndihem, kryekëput e përfshirë, brenda ngjarjeve. Të parat e të fundit gjëra - dhe më personalet - që kam për të thënë mbi jetën time”.
Ja, kjo është gjithçka mbetet për t’u thënë, kjo është gjithçka që mund të gjejë lexuesi tek “E shtrenjta jetë”: gjurmët e një materiali radioaktiv, i rrezikshëm e i pushtetshëm, që ka përshkuar e dritësuar të gjitha historitë.
Alice Munro – fituese e çmimi Nobel për letërsinë në vitin 2013, u rrit në Wingham, Ontario. Ka botuar 13 përmbledhje me tregime dhe një roman. Ka fituar më se tri herë çmimin letrar Governor General’s Literary Award, National Book Critics Critics Circle Award, l’O. Henry Award dhe Man Booker International Prize.