Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Të emërtosh dhe të klasifikosh në Ballkan

Libra dhe CD / Edukative

Të emërtosh dhe të klasifikosh në Ballkan

nga Botimet Dudaj

1.200 Lekë

Gilles de Rapper, Pierre Sintes

Të emërtosh dhe të klasifikosh në Ballkan

Përktheu: Artan Puto

Nr. faqe: 480

ISBN 978-9928-176-07-3

Çmimi: 1200 lekë

Ky libër shqyrton procesin e emërtimit të vendeve dhe popullsive në Ballkanin e ditëve të sotme. Përgjatë dy dekadave të fundit, vendeve të rajonit u kanë dale përpara sfida që kanë të bëjnë me emërtimet kolektive: nevoja për të emërtuar shtetet e reja të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë, afirmimi identitar i minoriteteve etnike apo kombëtare, si edhe dalja në skenë e kategorive të reja të popullsisë. Duke filluar nga Rumania e deri në Greqi, nga Turqia e deri në Kroaci, tekstet e përfshira në këtë libër synojnë të shpjegojnë këto procese në kontekstin ballkanik. Katër janë temat kryesore që kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve në këtë libër: emërtimi i “vllehëve”, që janë një popullsi e shpërndarë në krejt gadishullin, por që është e lëvizshme dhe e vështirë për t’u dalluar; emërtimi i grupeve minoritare ose të dala nga gjiri i emigracionit në Greqi; politikat toponimike të përpunuara në shekujt XIX dhe XX në vendet e rajonit; nocioni i autoktonisë dhe artikulimi i tij përmes emërtimit të vendeve dhe grupeve të njerëzve.