Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
E vërteta mbi çështjen Herri Kjubert

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

E vërteta mbi çështjen Herri Kjubert

nga Botimet Dudaj

1.400 Lekë

Joël Dicker

E vërteta mbi çështjen Harry Quebert

Roman

Përktheu: Shpëtim Kelmendi

Nr. faqe: 632

ISBN 978-99943-0-416-5

Çmimi: 1400 lekë

Verë 1975. Nola Kellergan, një vajzë 15 vjeçare zhduket në mënyrë misterioze në qytezën e qetë të Aurorës, New Hampshire. Kërkimet e policisë nuk japin asnjë rezultat. Pranverë 2008, New York. Markus Goldman, një shkrimtar i ri i suksesshëm po përjeton një nga rreziqet më të mëdha të zanatit të tij, është bllokuar dhe nuk mund të shkruajë asnjë rresht në romanin që duhet t’i dorëzojë botuesit të vet. Por diçka krejt e papritur ndodh në jetën e tij; miku i tij, profesor në universitet Harry Quebert, një nga shkrimtarët më të vlerësuar në Amerikë akuzohet të ketë vrarë të renë Nola Kellergan. Kufoma e vajzës gjendet në oborrin e vilës së profesorit, në Goose Cove, pak jashtë Aurorës, në breg të oqeanit. I bindur në pafajësinë e Harrit, Markusi braktis gjithçka e shkon në New Hampshire për të bërë një hetim krejtësisht vetjak. Pas 30 vitesh Markusi duhet t’i japë përgjigje pyetjes: kush e vrau Nola Kellerganin? Dhe sigurisht të shkruajë edhe romanin e gjithësuksesshëm.

“E vërteta mbi çështjen Harry Quebert” është një lumë i rrëmbyer, që e përfshin lexuesin e përkund pa ndalur nga faqja e parë në të fundit, është libri i verdhë i njohur botërisht si eventi editorial më i mirë i viteve të fundit: gjenial, argëtues, pasionant, i aftë të magjepsë në fillim Francën, pastaj gjithë botën mbarë.

Joël Dicker lindi në Gjenevë në 1985. “E vërteta mbi çështjen Harry Quebert” është romani i tij i dytë, i cili fitoi çmimin e Académie Française 2012 dhe Prix Goncourt des lycéens 2012. Po botohet në të gjithë botën, në mbi 30 gjuhë të huaja.