Libra dhe CD / Letërsi e Huaj
nga Botimet Dudaj
700 Lekë
Dulce Maria Cardoso
Kthimi
Roman
Përktheu: Nasi Lera
Nr. faqe: 240
ISBN 978-9928-176-03-5
Çmimi: 700 lekë
Romani i fundit i jashtëzakonshëm i Dulce Maria Cardoso-s, “Kthimi”, është shkruar me saktësi narrative dhe me qartësi stili të admirueshëm. Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për “kthimin” në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.
Një avion heq një vijë të bardhë në mes të qiellit. Në heshtje. Si një shkumës i ngathët në duart e padukshme të Zotit. Në kohëra të tjera do t’i isha përgjigjur që këtu poshtë. Ndoshta do t’i përgjigjem. Në kohëra të tjera do t’i kisha shkruar, ndoshta do t’i shkruaj me germa të mëdha mbi gjithë gjatësinë e tarracës, që ai të më shohë patjetër, unë kam qenë këtu.
Unë kam qenë këtu.
Dulce Maria Cardoso lindi në Portugali më 1964, por një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në Angola. E kthyer në Europë, vendoset në Lisbonë dhe fillon të shkruajë skenarë filmash dhe tregime. Romani i saj i parë, “Fusha e gjakut”, fitoi çmimin prestigjoz Grande Premio Acontece të Romanit. Në vitin 2009 iu dha Çmimi Letrar i Europës së Bashkuar për romanin “Ngushëllimet e mia”. Në vitin 2011 botoi romanin “Ditëlindja” dhe po në atë vit u botua edhe romani “Kthimi”.