Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Ne kemi kapur raketa me grep

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Ne kemi kapur raketa me grep

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Karen Köhler

Ne kemi kapur raketa me grep

Tregime

Përktheu: Sokol Mici

Nr. faqe: 252

ISBN 978-99943-0-417-2

Çmimi: 800 lekë

Një vajzë e re e dehidratuar është ulur para një pike karburanti në Death Valley. Po kur, papritur, përpara saj shfaqet një indian që do t’ia shpëtojë jetën, i duket sikur po fantazon. Dhe shumë shpejt do të ndajnë së bashku një Doppelwhupper, do të shkojnë së bashku në kazino e më në fund do të ngecin në njërin nga ata motelet e mbaruara e që vetëm në filma mund t’i shikosh.

Karen Köhler shkruan për çastet dramatike të jetës. Por këtë e bën me një lehtësi dhe një nonchalance të tillë sa ke qejf ta ndjekësh kudo, si në provincën gjermane, ashtu dhe në pyjet e Siberisë. Tregimet e saj janë të rënda, po në të njëjtën kohë edhe të brishta.

Ka çaste kur i tërë universi të shembet dhe, sa të hanë sytë, nuk sheh ndonjë të ri. Pikërisht për këto çaste shkruan dhe Karen Köhler. Personazhet e saj i kundërvihen jetës me fantazi qoftë në bordin e krocierës së quajtur “Anija jote”, qoftë në shkretëtirën kaliforniane apo në pyjet siberiane: për kapitullim nuk ka vend.

Karen Köhler u lind në vitin 1974 në Hamburg. Donte të bëhej kozmonaute, mësoi si të hidhej me parashutë dhe ka studiuar për dramë në Bernë. Pas disa vitesh veprimtari si aktore teatri, tani jeton përsëri në Hamburg dhe shkruan pjesë teatrore dhe prozë. Ka marrë çmime të ndryshme, ndër të tjera edhe Çmimin Nxitës në Letërsi të Hamburgut për vitin 2011. “Ne kemi kapur raketa me grep” është libri i saj i parë.

Kanë shkruar për librin:

“Mos t’i biem rrotull: këtu kemi të bëjmë me një vepër me mjeshtëri të lartë.”

Ursula März, Die Zeit

“Doni histori që t’ju ngrohin gjatë netëve të ftohta, të ftohta? Doni të jeni dhe ju një herë indian? Doni raketa? Po, këtu! Këtu! Këtu!”

Sasha Stanishiç