Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Pre-Workout    no-rebirth    270gr

Suplemente shtesa Ushqimore / Produkte energjie/force

Pre-Workout no-rebirth 270gr

nga Supplement Albania

4.000 Lekë

NO REBIRTH

MAKSIMUMI I ENERGJISË DHE REZISTENCËS

Supplement Facts Per 100g Per Serving (9g)
Calories 745 kJ/177,8 kcal 67 kJ/16 kcal
Carbohydrate 43,3g 3,9g
Sugars 0g 0g
Fat 0g 0g
No Rebirth Particular Blend 96444mg 8680mg
No Rebirth ArgiMAX (Arginine Alpha-Ketoglutarate, L-Arginine HCl, L-Arginine)
Max-Oxygen Ensure Matrix (Beta-Alanine, Citrulline Malate, Niacin)
High Performance Cell Volumizer & Strength Domination (Creatine Monohydrate,
Tri Creatine Malate, Micronized Creatine Monohydrate, Creatine HCl, CarboBlast
(Maltodextrin, Dextrose, Fructose)
BCAA 2:1:1 (L-Leucin, L-Isoleucin, L-Valin)

NO Rebirth! Performancë e Lartë, rritës i Volumit të Qelizës dhe Forcës! Ligjet e forcës dhe energjisë janë rishkruar!

No Rebirth është një suplement para stërvitor (pre-workout) jo stimulant që rrit nivelin e forcës, energjizues dhe rritës i volumit të qelizës. Ai rrit kapjen e oksigjenit, furnizimin me gjak të muskulit, përmison stërvitjen, përqendrimin, jep forcë të qëndrueshme dhe rrit kapacitetin e fuqisë.

ArgiMax : Siguron një rritje të qarkullimit të gjakut dhe një pompim të pabesueshëm sa ju do të ndiheni sikur do të shpërtheni gjatë setit pasardhës! Kombinimi unik me Argininë i zbuluar nga shkencëtarët e Superior 14 rrit nivelin e oksigjenit në gjak.

BCAA 2:1:1: Për një efekt anabolik dhe antikatabolik në qelizën muskulare dhe në tëgjithë trupin. Këto kombinime speciale të amoniacideve rrisin nivelin e hormoneve anabolike mbi baza natyrale, kështu që hormoni juaj i rritjes dhe testosteroni do të jenë në nivel maksimal gjatë stërvitjes intensive.

Kombinimi me Kreatine cilësore me vlera të larta biologjike, me karakteristika të përthithjes së shpejtë jep një forcë të menjëherëshme.

Kreatina monohydrate e mikronizuar – është një zhvillim revolucionar në teknologjinë e prodhimit të kreatinës me molekulë të mikronizuar, kështu që qeliza muskulare e përthith atë në mënyrë më efikase.

Kreatine Hydrochloride – ndërton një masë muskulare pa ujë (të thatë) dhe rrit nivelin e forcës.

Tri-Creatine Maleate – siguron një masë muskulare më të madhe dhe një rigjenerim cilësor.

Kreatine Monohydrate – rrit tonifikimin e qelizës muskulare.

Efekti sinergjik: Një tjetër efekt unik i NO Rebirth është drejtimi i të gjithë përbërësve drejt qelizës muskulare gjatë stërvitjes, kjo ndihmon në rritjen e shpejtësisë së përthithjes dhe rigjenerimit dhe rritjes së kapjes së Kreatinës dhe Aminoacideve nga qeliza. Ky efekt siguron një rritje të masës, përthithje më të shpejtë dhe më të madhe dhe më pak lodhje muskulare. Ju lejon që të ushtroheni më intensivisht se çdo suplement tjetër pre-workout në treg.

Pavarësisht faktit që suplementet e tjera pre-workout kanë një shije të papëlqyeshme, NO Rebirth gjendet në shije freskuese dhe të vecanta që do t’ju japin një përqëndrim mendor edhe për ushtrimet më të fuqishme.(Çaj Ftohtë, Manaferrë, Pjeshkë,Limon).

UDHËZIME:

Si një suplement dietik, përzieni 1 porcion (9gram) me 4-6 dl ujë të ftohtë dhe konsumojeni 30 minuta përpara aktivitetit. Këshillohet të përdoret vetëm në ditët kur ushtroheni. Pasi të jetë fituar një tolerancë ndaj produktit, merrni 2 porcione 30 minuta përpara stërvitjes. Shtoni 4-6 dl ujë të ftohtë për çdo porcion. MOS TEJKALONI DOZËN DITORE TË REKOMANDUAR.

INFORMACION PËR SPORISTËT:

Sipas rregulloreve unike të organizatave të sportit amator dhe profesionist (psh WADA, NCAA, NFL, MLB, NBA, UIL etj) këshillohet që të konsultoheni me autoritetin përkatës përpara përdorimit të këtij produkti ose të çdo suplementi dietik.

SHËNIME:

Ruajeni produktin në një vend të freskët dhe të thatë. Hidheni pas datës së skadencës. Ju lutemi të mos e përdorni në kombinim me suplemente të tjera, medikamente apo ushqime që konsiderohen stimulant.

MBAJENI PRODUKTIN LARG FËMIJËVE DHE KAFHËVE SHTËPIAKE.

FAKTORËT ALERGJIK:

Prodhuar në një strukturë GMP, që përdor qumësht, sojë, vezë, kikirikë.