Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
100% Creatine Monohydrate

Suplemente shtesa Ushqimore / Amino Acide dhe Kreatin

100% Creatine Monohydrate

nga Supplement Albania

2.000 Lekë

100% CREATINE MONOHYDRATE 300 gr

100% E PASTER

Creatine Monohydrate është përbërje natyrale që gjendet në trupin e njeriut dhe që përfitohet nëpërmjet një diete të pasur me mish dhe peshk.

Kreatina monohydrate nëpërmjet përthithjes së shpejtë dhe të lartë çon në rritjen e forcës muskulare, fuqinë dhe madhësinë e muskujve gjatë aktiviteteve me intensitet të lartë. Gjatë ushtrimeve të shkurtra dhe të shpejta pra me intensitet të lartë trupi i njeriut shndërron adenozinë trifosfatin (ATP )në denozinë difosfat (ADP) + fosfat për energji. Kreatina ndihmon trupin të kthejë ADP-n në ATP duke rritur sasinë e ATP-s për energji, duke rritur qëndresën dhe forcën afatshkurtër. Kreatina mund të depozitohet në qelizë për përdorim të mëvonshëm duke krijuar “depot e kreatinës” që shumë persona e dëshirojnë. Ajo sintetizohet në mëlçi dhe depozitohet në muskujt madhor, duke përfshirë inditet muskuline kardiake dhe skeletore.

UDHËZIME:

Si një suplement dietik përzieni 5 gram (1 scoop) me lëng frutash ose pije të tjera të ëmbëlsuara 3-4 herë në ditë, përpara dhe pas stërvitjes, 7 ditët e para. Pastaj për përdorim mbajtës konsumojeni 1-3 herë në ditë. Përdorni dozat 3-4 orë larg njëra-tjetrës. Për një përdorim në më shumë se 28 ditë përdorni 1 dozë në ditë.

MOS TEJKALONI DOZËN DITORE TË REKOMANDUAR.

SHËNIME:

Ju lutemi të mos e përdorni në kombinim me suplemente të tjera, barna apo ushqime që konsiderohen stimulant.

PARALAJMËRIME:

Ky produkt duhet të përdoret nga persona që gëzojne shëndet te plotë nga mosha 18 e sipër. Konsultohuni me mjekun tuaj para përdorimit nëse jeni shtatzanë, ushqeni femijë me gji, nëse merrni medikamente, nëse jeni nën moshën 18 vjeç ose keni një gjëndje të caktuar mjeksore. Mos e përdorni dy jave përpara çdo lloj operacioni.

Mos e përdorni këtë produkt nëse jeni shtatzanë, me fëmijë në gji ose të dehidratuar. Mos vazhdoni përdorimin ose pyesni doktorin tuaj nëse ju shfaqet ndonjë nga shenjat e efekteve anësore. Mos e kaloni dozën e rekomanduar.

MBAJENI KËTË PRODUKT LARG FËMIJËVE.

Këto të dhëna nuk janë vlerësuar nga FDA. Ky produkt nuk ka si qëllim të diagnostifikojë, trajtoj apo parandaloj asnjë sëmundje.