Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Çështja Finkler Çështja Finkler Çështja Finkler Çështja Finkler Çështja Finkler Çështja Finkler
Çështja Finkler Çështja Finkler Çështja Finkler Çështja Finkler Çështja Finkler Çështja Finkler

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Çështja Finkler

nga Shtepia Botuese Morava

900 Lekë

Titulli: Çështja Finkler
Autor: Haward Jacobson
Përktheu: Taulant Hatia
Nr. i faqeve: 362
ISBN 978-9928-169-89-1

FITUES I “MAN BOOKER PRIZE” 2010

Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun.

Një natë, kur po darkonin së bashku në apartamentin e Lajborit – dy hebrejtë e ve dhe Treslovi i pamartuar – tre burrat kaluan orë të këndshme duke sjellë ndërmend kohën para se të përjetonin dashuritë e humbjet, para se t’i vlerësonin gjërat aq shumë sa të kishin frikë nga humbja e tyre.

Por kur po kthehej në shtëpi, Treslovin e sulmuan dhe e grabitën para vitrinës së një dyqani violinash. Treslovit iu mbush mendja se kishte rënë padrejtësisht viktimë e një krimi antisemit. Pas kësaj ngjarjeje, e tërë qenia e tij ndryshoi deri në thelbin më të thellë.

“Proza e Jacobson-it është një shtjellim i patëmetë i një melankolie hokatare. Gati çdo resht e ka nga një thënie që të mbetet në mendje.”

— INDEPENDENT ON SUNDAY