Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Të lindur dy herë Të lindur dy herë Të lindur dy herë Të lindur dy herë Të lindur dy herë Të lindur dy herë
Të lindur dy herë Të lindur dy herë Të lindur dy herë Të lindur dy herë Të lindur dy herë Të lindur dy herë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Të lindur dy herë

nga Shtepia Botuese Morava

900 Lekë

Titulli: Të lindur dy herë
Autor: Giuseppe Pontiggia
Përktheu: Agim Doksani
Nr i faqeve: 192
ISBN 978-9928-169-80-8

I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë “normal”, por vetëm vetvetja. Rreth dy protagonistëve vërtitet një dorë personazhesh që mishërojnë reagimet e ndryshme karshi hanikapit: mospërgatitjen dhe cinizmin, ndrojtjen dhe marrëzinë, por edhe dashurinë e pakufishme dhe solidaritetin altruist. Kjo ndodh ngaqë fëmijët me aftësi të kufizuara "lindin dy herë: të parën të papërgatitur për botën, të dytën duke iu besuar inteligjencës dhe dashurisë së të tjerëve". Duke hequr dorë nga të gjitha tundimet patetike apo vetëngushëlluese, Giuseppe Pontiggia na dhuron një roman novator, plot jetë dhe emocione, që është në gjendje të përballojë me qartësi një temë që ka të bëjë me gjendjen e njeriut.

... kam provuar t’i mbyll sytë një hop dhe t’i çel prapë. Kush është ai djalë, që ecën duke u epuar përgjatë murit? E shoh për herë të parë, është një i paaftë fizikisht. Mendoj sesi do të kish qenë jeta ime pa të. Jo, nuk mundem. Mund të përfytyrojmë shumë jetë, por jo të heqim dorë nga e jona.