Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Easy Easy Easy Easy Easy Easy Easy
Easy Easy Easy Easy Easy Easy Easy

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Easy

nga Botime Pegi

900 Lekë

Titulli: Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë...

Titulli në origjinal: Easy

Autor: Tammara Webber

Përktheu: Aida Musai

Zhanri: Roman

Data e botimit: Maj, 2013

Numri i faqeve: 314

Çmimi: 900 lekë

Historia e rigjetjes së kurajës dhe vetëbesimit nga një vajzë e braktisur dhe e sulmuar, e cila do të arrijë të udhëheqë edhe zemrën e shpëtimtarit të saj.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Kur Zhaklina e ndjek të dashurin e saj të hershëm të shkollës së mesme në universitetin e zgjedhur prej tij, gjëja e fundit që ajo pret, është që ata të ndahen në muajin e dytë të vitit të dytë. Pas dy javësh të hutuara, ajo zgjohet në realitetin e saj të ri: është beqare, duke ndjekur një universitet shtetëror në vend të një konservatori muzike, e injoruar nga grupi i shokëve të mëparshëm dhe, për herë të parë në jetën e saj, po ngelte në një lëndë.

Duke u larguar e vetme nga një festë, Zhaklina sulmohet nga një shok vëllazërie i ish-it të saj. E shpëtuar nga një i huaj që duket se gjendet në vendin e duhur e në çastin e duhur, ajo s'do gjë tjetër veçse ta harrojë atë sulm dhe atë natë, por, Lukasi, shpëtimtari i saj, është në të njëjtën klasë ekonomie me të. Ai skicon në një bllok dhe ia ngul sytë vazhdimisht. Shoqet e saj mendojnë se ai është kandidati i përkryer për ta bërë Zhaklinën të harrojë ish të dashurin e saj. Ndërkohë, sulmuesi i saj vazhdon ta përndjekë dhe Zhaklinës do t'i duhet shumë kurajë dhe vetëbesim për të ngritur ballin dhe zërin kundrejt një padrejtësie që i bëhet prej mijëra vitesh shumë grave nëpër botë.

"Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.