Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Pa mëri Pa mëri Pa mëri Pa mëri
Pa mëri Pa mëri Pa mëri Pa mëri

Libra dhe CD / Publicistikë

Pa mëri

nga Botime Pegi

1.000 Lekë

Titulli: Pa mëri – Publicistika e jetës sime

Autori: Amik Kasoruho

Zhanri: Publicistikë

Data e botimit: Maj 2013

Numri i faqeve: 458

Çmimi: 1000 lekë

Jeta e një njeriu, e ndërprerë nga një regjim dhe e rinisur shumë kohë më vonë, pasuria shpirtërore e mohuar, e ndaluar për një “biografi”, por e ringjallur sërish.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Një përmbledhje shkrimesh dhe intervistash të botuara në shtyp që prej ditës kur heshtjes thuajse gjysmëshekullore mundi t’i vinte ato pranga që i ndrynë fjalën e lirë.

Një libër i ndarë në tri pjesë: shkrime letrare e publicistikë, intervista dhe fjala e të tjerëve.

Analiza për letërsinë shqipe dhe rolin e saj, për përkthimet dhe përkthyesit që sollën në shqip klasikët dhe veprat më të mira të letërsisë botërore, për veçantitë estetike të veprës dhe jetës së autorëve të njohur shqiptarë e të huaj, si Prendushi, Koliqi, Allende, Pirandello etj., për personazhe tipike të letërsisë shqipe; rolin e Kishës Katolike përgjatë historisë shqiptare për shkollimin dhe edukimin e të rinjve; analiza publicistike për probleme politiko-shoqërore.

Në pjesën e dytë janë përfshirë intervistat e dhëna nga autori për median.

Ndërsa në pjesën e tretë është fjala e të tjerëve, shkrime për jetën dhe veprën e Amik Kasoruhos, rolin dhe kontributin e tij si shkrimtar, veçanërisht si përkthyes, duke bërë të flasin shqip një sërë veprash botërore.