Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Nazisti dhe berberi

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Nazisti dhe berberi

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Edgar Hilsenrath

Nazisti dhe berberi

Roman

Përktheu: Irena Nasi

Nr. faqe: 392

ISBN 978-99943-0-392-2

Çmimi: 1000 lekë

“Quhem Maks Shulc, jam beqar; ndonëse djalë me prejardhje të pastër ariane, jam i biri i Mina Shulcit...” Kështu e fillon Edgar Hilsenrath-i romanin e tij të famshëm për njeriun e SS-ëve dhe vrasësin e shumëfishtë, i cili, kur përfundon lufta, zhytet në rolin e viktimës së tij, Icig Finkelshtajnit, dhe bën para në tregun e zi të Berlinit me një thes me dhëmbë të florinjtë, ndërsa më pas emigron dhe bëhet një qytetar i nderuar dhe pronar i një salloni parukerie në Tel-Aviv.

“Kjo iniciativë, sa delikate, aq edhe e çartur, flet për autorin, gjuhën e përdorur prej tij, e cila harliset shfrenuar, por megjithatë shpesh godet në shenjë dhe shpalos një poezi të zymtë e mbase edhe të qetë.”

-Heinrich Böll

“Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij ‘Nazisti dhe berberi’ - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.”

-Der Spiegel

Edgar Hilsenrath-i ka lindur në vitin 1926 në Lajpcig. Në vitin 1938, bashkë me nënën dhe vëllanë më të vogël, u arratisën në Rumani. Në vitin 1941 familja përfundoi në një geto hebrenjsh në Ukrainë. Hilsenrath-i arriti të mbijetonte dhe në vitin 1945 emigroi në Palestinë e më pas, në vitin 1951, në ShBA. Në romanin që keni në dorë, Hilsenrath-i shpërthen. Vepra e tij është përkthyer në shumë gjuhë. Ndër çmimet e shumta me të cilat është nderuar, mund të përmenden çmimin Alfred-Döblin, 1989, dhe çmimin Lion-Fouchtwanger, 2004. Edgar Hilsenrath-i jeton në Berlin.

Më shumë për autorin dhe veprën e tij mund të gjeni në: www.hilsenrath.de.