Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Nuk duhet të fle Nuk duhet të fle Nuk duhet të fle Nuk duhet të fle Nuk duhet të fle Nuk duhet të fle
Nuk duhet të fle Nuk duhet të fle Nuk duhet të fle Nuk duhet të fle Nuk duhet të fle Nuk duhet të fle

Libra dhe CD / Triller

Nuk duhet të fle

nga Botime Pegi

1.000 Lekë

Titulli: Nuk duhet të fle

Titulli në origjinal: Before I go to sleep

Autori: S. J. Watson

Përktheu: Artan Miraka

Zhanri: Roman thriller

Data e botimit: Prill, 2013

Numri i faqeve: 340

Çmimi: 1000 lekë

Rrëfimi emocionues i frikës për t'u ngritur nga shtrati i monotonisë dhe për të përjetuar ëndrrat e një kohe të harruar.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

I botuar në mbi 30 vende të botës, "Nuk duhet të fle" është duke u kthyer në një film të rëndësishëm, i prodhuar nga Ridley Scott, me Nicole Kidman dhe Colin Firth.

The Independent ka shkruar se kritika e ka mbështetur "Nuk duhet të fle" si një përzierje e arritur midis popullores dhe letrares. Me këto fjalë mund të përmbledhim konkluzionin e pothuajse të gjithë atyre që kanë shkruar e folur për këtë libër: ky është një thriller letrar dhe stili i autorit është i admirueshëm.

Pasi i ka mbijetuar një aksidenti, Kristina është e sëmurë me një formë amnezie për shkak së të cilës ajo mund të mbajë mend vetëm çfarë i ndodh në 24 orët e fundit. Çdo mëngjes ajo zgjohet në padije mbi rrethanat e jetës së saj dhe i duhet të mësojë gjithçka nga e para: kush është burri që i fle pranë, ku jetojnë, kanë apo jo fëmijë. Romani merr formën e një ditari që Kristina e mban edhe falë inkurajimit dhe ndihmës së doktor Nashit, i cili, fshehurazi të shoqit të Kristinës, ka filluar të interesohet për sëmundjen e saj. Ditari e ndihmon Kristinën të zbulojë gjëra që ajo ka harruar, si p.sh., që dikur ka shkruar një roman. I shoqi ia ka fshehur këtë. Pse? Çfarë tjetër fsheh ai? Vallë ia ka fshehur ai këtë thjesht që ajo të mos mërzitet apo ka arsye të tjera, më të thella? E pse duhet t'i besojë ajo doktor Nashit në vend që t'i besojë bashkëshortit?