Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Unë mund të të dobësoj

Libra dhe CD / Libra praktikë

Unë mund të të dobësoj

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Paul McKenna

Unë mund të të dobësoj

Përktheu: Ingrid Rudi

Nr. faqe: 160

ISBN 978-99943-0-270-3

Çmimi: 1000 lekë

Librit i bashkëngjitet falas edhe CD-ja e programimit mendor, që ndihmon përshpejtimin e dobësimit

Do të dëshironit të hanit gjithçka që ju pëlqen dhe prapë të dobësoheshit?

- Do t’ju pëlqente të ndiheshit vërtet mirë me trupin tuaj?

- E keni të vështirë t’i humbini ato 4 kilogramët e tepërta?

- E keni të vështirë të thoni JO, kur duan t’jua mbushin pjatën?

- E keni të vështirë të ndryshoni zakonet tuaja në lidhje me ushqimet?

- Atëherë, ky libër i jashtëzakonshëm dhe CD-ja që e shoqëron, mund t’ju ndihmojnë!

Sukses i garantuar në më shumë se 70 për qind të rasteve

Mirë se vini në këtë metodë të re dhe revolucionare, që do t’ju ndihmojë të mos hani me tepri, të kontrolloni nepsin dhe të jeni shumë më të motivuar për të praktikuar ushtrime fizike. Paul McKenna ka zbuluar një sistem shumë të fuqishëm për t’u dobësuar, që ripërkufizon dhe modelon mendimet, sjelljen dhe besimin tuaj ndaj vetes, si dhe shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit dhe në këtë mënyrë ju ndihmon ta kontrolloni me shumë lehtësi dietën dhe të humbni peshë në mënyrë përfundimtare.

Ndërkohë që praktikoni sistemin e mrekullueshëm të Paulit, disa teknika psikologjike shumë të përparuara do t’ju ndihmojnë që të filloni të humbni peshë në mënyrë të vetvetishme! Mund t’i përdorni ato vazhdimisht, sa herë që keni nevojë të ndiheni të lumtur me veten apo jeni duke përshkuar rrugën drejt peshës dhe formës suaj trupore ideale!

Paul McKenna, hipnoterapist anglez, ka mbrojtur doktoraturën (Ph.D) në shkencat e sjelljes dhe ka praktikuar programim neuro-linguistik (PNL) me dr. Richard Brandler, njëri nga themeluesit e kësaj shkence të zhvillimit personal. Seminaret që organizon, sidomos në Angli, ndiqen në mënyrë masive, ndërsa programet televizive, që transmetohen në më shumë se dyzet shtete, shihen nga miliona njerëz. Paul është një nga autorët më të rëndësishëm në fushën e vetëndihmës, ndërsa librat e tij kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm dhe janë vlerësuar si bestsellerë.