Shërbime / Donacione
nga Ne Tirana
1.000 Lekë
Personat që kanë kontribuar:
Të dashur miq,
Fushata jonë është fushatë e qytetarëve e jo e partive dhe bizneseve të tyre. Ne nuk do të kërkojmë financime nga organizata, biznese apo individë interesat e të cilëve mund të bien ndesh me interesin publik.
Ne i lutemi çdo qytetari të dhurojë për fushatën tonë. Sado i vogël të jetë dhurimi, ai është njësoj i rëndësishëm për ne, mbi të gjitha si shprehje e pranisë suaj në përpjekjen tonë të përbashkët.
Dhurimet do të bëhen transparente përmes faqes sonë në internet, ku dhuruesit kanë mundësinë të shfaqin emrin e tyre nëse dëshirojnë. Fushata do të bëjë publike, në mënyrë periodike, fondet e mbledhura dhe shpenzimet përkatëse.
Faleminderit për mbështetjen tuaj. Së bashku, do të ndryshojmë jo vetëm Tiranën por edhe politikën.
Gjergj Bojaxhi dhe Ne Tirana
Donacionet mund të bëhen nga çdo lloj karte e çdo banke në botë dhe proçesohen nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).