Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs
Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs Steve Jobs

Libra dhe CD / Biografi

Steve Jobs

nga Botime Pegi

1.200 Lekë

Titulli: “Steve Jobs”

Titulli në origjinal: “Steve Jobs”

Autori: Walter Isaacson

Përktheu: Taulant Hatia

Redaktoi: Miranda Haxhia

Tipologjia: biografi

Data e botimit: qershor 2012

Numri i faqeve: 650

Çmimi: 1200 lekë

“Steve Jobs” është biografia e autorizuar e Steve Jobsit, themeluesit të kompanisë Apple. Jobsi i kërkoi biografit të mirënjohur, Walter Isaacsonit, të shkruante biografinë e tij. Walter Isaacsoni ka qenë një nga menaxherët e CNN-it dhe revistës Times. Ai ka shkruar disa biografi shumë të rëndësishme.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Me më shumë se dyzet intervista të bëra në një periudhë dyvjeçare me Steve Jobsin, si dhe intervista të bëra me mbi njëqind shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë të tij, Isaacsonit iu dha një qasje "ekskluzive dhe e papërsëritshme" në jetën e Steve Jobsit.

I parashikuar për botim në mars të 2012-ës, botimi u vendos të afrohej në nëntor të 2011-ës, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Jobsit. Por vdekja e tij në 5 tetor të 2011-ës, bëri që libri të botohej edhe më herët, më 24 tetor 2011, në SHBA.

Ky libër rrëfen jetën e themeluesit të kompanisë Apple nga lindja e deri në vdekjen e tij të bujshme. Aty zbulojmë, jo me pak habi, se si ky njeri aq krijues dhe i vullnetshëm, ishte edhe një maniak i përsosmërisë, një individ i egër e pa shumë skrupuj, me një karakter shumë të vështirë. Jobsi arrinte t'i egërsonte dhe t’i dëshpëronte njerëzit rreth tij. Por personaliteti dhe produktet qenë të ndërlidhura, ashtu siç janë të ndërlidhura hardueri dhe softueri në produktet Apple.

Walter Isaacsoni ka thënë: “Tek e shihja që luftonte kundër sëmundjes me një vullnet e forcë emocionale që të habiste, filloi të më dukej shumë bindës dhe kuptova se sa shumë nga personaliteti i tij kishte hyrë në produktet që kishte krijuar. Pasionet, demonët, dëshirat, delli i artistit, djallëzia dhe fiksimi për kontroll ishin tërësisht të lidhura me qasjen e tij ndaj biznesit, prandaj vendosa ta shkruaj përrallën e tij si një rast studimor mbi krijimtarinë.”

Publiku i interesuar

Ky libër është për të gjithë ata:

...që kanë ose do të donin të kishin një iPod, iPhone, iPad, iMac ose MacBook.

...që e kuptojnë vlerën e artit të bashkuar me teknologjinë dhe rolin e tyre në jetën tonë të përditshme.

...që duan të zbulojnë jetën e një personi që u vajtua nga e gjithë bota dhe u quajt nga Obama si “shembull i gjenialitetit të shpirtit amerikan.”