Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Pse e rrëmbyem makinën

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Pse e rrëmbyem makinën

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Wolfgang Herrndorf

Pse e rrëmbyem makinën?

Roman

Përktheu: Sokol Mici

Nr. faqe: 232

ISBN 978-99943-0-387-8

Çmimi: 800 lekë

Nëna në klinikën e rehabilitimit, babai që shkon me shërbim me sekretaren. Maik Klingenbergut i mbetet t’i kalojë pushimet e mëdha vetëm në pishinën e shtëpisë prindërore. Po pastaj shfaqet Tiku. Tiku, në fakt Andrej Tihatov, banon në një nga pallatet e larta sociale të Hellendorfit, po ka arritur të kalojë nga shkolla speciale në gjimnaz, megjithatë nuk duket të jetë një shembull klasik integrimi. Veç të tjerash ai ka edhe një makinë të vjedhur. Dhe kështu fillon një udhëtim i paharruar pa hartë dhe kompas nëpër provincën gjermane në një verë përvëluese, i paharrueshëm si udhëtimi me anije i Tom Sojerit dhe Hak Finit.

“Pse e rrëmbyem makinën” është një roman aventurash të bukura, të trishtuara i Lindjes misterioze gjermane, i cili ka vetëm një të metë: mbaron shumë shpejt.”

— Jörg Magenau, Deutschlandradio

“Një histori, që s’ngopesh së treguari dhe lexuari”.

— Tobias Rüther, Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.

“Kur lexon ‘Pse e rrëmbyem makinën’ shkrihesh së qeshuri, por po kaq shumë prekesh dhe herë pas here të mbushen sytë me lot. ‘Pse e rrëmbyem makinën’ është një libër që i bën të rriturit të ndihen fare mirë dhe që mund t’ua dhurosh kurdo moshatarëve të heronjve të tij”.

— Gustav Seibt, Süddeutsche Zeitung

Wolfgang Herrendorf lindi më 1965 në Hamburg dhe vdiq më 2013 në Berlin. Studioi pikturë. Ndër të tjera ai ka bërë ilustrime edhe për revistën satirike gjermane “Titanic”. Në 2002 doli romani i tij i parë “In Plüschgewittern” , 2007 vëllimi me tregime “Diesseits des Van-Allen-Gürtels” dhe 2010 romani “Pse e rrëmbyem makinën”, i cili ndërkohë është përkthyer në 23 gjuhë të ndryshme. Në vitin 2011 botoi romanin “Sand’, i cili është nderuar me Çmimin e Panairit të Librit në Lajpcig.