Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Deti nuk mban pengje

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Deti nuk mban pengje

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Karen Gillece

Deti nuk mban pengje

Roman

Përktheu: Margarita Sulaj Skënderi

Nr. faqe: 348

ISBN 978-99943-0-390-8

Çmimi: 1000 lekë

Në një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë... Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdë. Pas dy vjetësh, e dërrmuar nga kërkimet për të birin e zhdukur, Njacion, dhe e zhgënjyer nga largimi i të dashurit të saj, Lara kthehet në shtëpinë e fëmijërisë, në bregun jugperëndimor të Irlandës.

Ndërsa përpiqet të pajtohet me gjendjen dhe ta pranojë humbjen e saj, Lara gjen sërish miqësinë e Kristit, të dashurit të saj të fëmijërisë, i cili e gjen veten gjithmonë e më të tërhequr nga natyra e saj bohemiane. Por ajo që nis si një interes i saj ndaj së shkuarës përfundon duke u kthyer në një makth. Ndërsa Lara përpiqet ta ndreqë sërish jetën e saj pa i humbur kurrë shpresat për Njacion, Kristi fillon të shkatërrohet.

“Deti nuk mban pengje” është një histori pasioni dhe tradhtie, e pasojave të kërkimit të dashurisë gjithmonë në vendin e gabuar dhe i bindjes së patundur të një nëne zemërlënduar, se i biri do të kthehet tek ajo - edhe kur të gjitha shpresat duket se janë shuar.

Karen Gillece ka lindur në Dublin në vitin 1974. Ajo studioi për drejtësi në Universitetin College të Dublinit dhe punoi për disa vjet në industrinë e telekomunikacionit, përpara se t’i kushtohej shkrimit me kohë të plotë. Tregimet e saj të shkurtra janë botuar gjerësisht në gazeta letrare dhe revista. Botimi i romanit të saj të parë “Shtatë net në Saragosa” u prit me entuziazëm në vitin 2005 dhe u përshëndet nga kritikët si “shumë mbresëlënës dhe si një penë e sigurt” (Evening Herlad). Ky roman u pasua nga romani i saj i dytë, “Deti nuk mban pengje”, në vitin 2006, që kritikët e kanë cilësuar si një “libër të shkëlqyer, që e konfirmon Gillece-n si një shkrimtare të stërholluar” (Books Ireland). Dy romanet e tjerë që pasuan u pritën me brohoritma nga kritika: “Zemra prej xhami” (2007) dhe “Gruaja e munguar” (2008). Gillece është cilësuar si një nga shkrimtaret më të mira të reja irlandeze. Ajo u kandidua për çmimin “Hennessy New Irish Writing” në vitin 2001 dhe tregimet e saj të shkurtra janë botuar gjerësisht në gazeta letrare dhe revista, si dhe janë transmetuar në RTE Radio One dhe BBC Radio Four.