Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Mos më thuaj që ke frikë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Mos më thuaj që ke frikë

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Giuseppe Catozzella

Mos më thuaj që ke frikë

Roman

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. faqe: 268

ISBN 978-99943-0-388-5

Çmimi: 800 lekë

Një roman i paharrueshëm. Historia e vërtetë e një vajze që nuk ndaloi kurrë së ëndërruari.

Samia është një vajzë nga Mogadishoja. Vrapimin e ka në gjak. Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Ndërkohë përreth, në Somalinë e konflikteve të forta politike e fetare, armët flasin gjithnjë e më fort gjuhën e pushtetit. Samia shikon larg dhe te këmbët e saj të holla shikon mundësinë për shpagim për vuajtjet e vendit të saj dhe të grave somaleze. Stërvitet natën në stadiumin e shkretë duke iu fshehur syve të integralistëve dhe spiunëve të tyre dhe garat e para, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, e kualifikojnë për në Olimpiadën e Pekinit. Arrin e fundit, por ama bëhet një simbol për gratë myslimane në të gjithë botën. Ëndrra e saj është të fitojë. Takimi i ardhshëm është Olimpiada e Londrës e vitit 2012. Por gjithçka bëhet më e vështirë, integralistët fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet. Samia vrapon e veshur me burkë dhe përballet me një humbje të tmerrshme, ndërsa “vëllai i një jete të tërë” ia ndryshon përgjithnjë jetën. Një natë niset më këmbë. Në kërkim të lirisë dhe ëndrrës për të fituar olimpiadën. E vetme ndërmerr udhëtimin prej tetë mijë kilometrash, odisenë e emigrantëve nga Etiopia në Sudan, përmes Saharës, në Libi, për të mbërritur nga deti në Itali.

Giuseppe Catozzella ka botuar libra në vargje - “Majmuni shkruan”(2007) - dhe gjithashtu romane investigativë - “Espianti”(2008) dhe “Alveare”(2011). Shkruan shpesh te “L’Espresso”, “Sette”, “Lo Straniero” dhe ka bashkëpunuar me programin “Le Iene”. Ka dhënë leksione në Columbia University.