Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Afganistani. Një Paqe e Vështirë

Libra dhe CD / Libra Teknikë

Afganistani. Një Paqe e Vështirë

nga Dritan Demiraj

1.000 Lekë

Kolonel Dritan Baki Demiraj

Afganistani. Një Paqe e Vështirë

Nr. faqeve: 407

ISBN 978-9928-05-177-6

Afganistani. Një Paqe e Vështirë është frymëzuar nga jeta në mision e kolonelit Demiraj.

Kolonel Dritan Demiraj lindi në Tiranë në 24 Maj 1969.

Arsimimi profesional i tij përfshin përfundimin e një numri Universitetesh, Akademish, Kolegjesh brenda edhe jashtë vendit, me rezultate të shkëlqyera.

Ka përfunduar Shkollën e Mesme Ushtarake Skënderbej”. Është diplomuar në Akademinë Ushtarake Skënderbej” dhe titulluar oficer në vitin 1991. Ka përfunduar studimet dhe është diplomuar në Akademinë e Rendit Publik, Fakulteti Juridik, Universitetin e Sporteve, Universitetin MbretërorIliria” në Prishtinë, në ciklin e studimeve të nivelit të dytë, “Master Shkencor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, Akademinë e Forcave të Armatosura në “Kursin e Komandës dhe të Shtabit të Përgjithshëm”, AFA në Kursin e Lartë të Oficerit”, Kolegjin e Luftës Kursin e Lartë të Sigurisë dhe të Mbrojtjes”, dhe Qendrën e Studimeve Strategjike dhe të Sigurisë EuropianeGeorge Marshall” në Kursin e Lartë të Terrorizmit dhe të Sigurimeve të Sigurisë” në Garmisch, Gjermani. Ka përfunduar programin e plotë të Doktoraturës në AFA nga viti 2010-2013 dhe Disertacionin Forcat Speciale nën një ambient të ri të luftimit bashkëkohor-Rast studimi-Afganistani”.

Kolonel Dritan Demiraj ka qënë Komandant i misionit të Parë Luftarak Eagle-1” i Forcave Speciale, në Kandahar, Afganistan 2010. Më pas, kolonel Demiraj ka qënë disa herë të tjera me misionet e radhës në Kandahar, Afganistan- Maj 2010; në Kandahar, Afganistan, Gusht 2010- Shkurt 2011; në Kandahar, Afganistan- Korrik 2012; në Spin Buldov, Afganistan Janar- Shkurt 2013.