Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Shpirti

Libra dhe CD / Psikologji

Shpirti

nga Botimet Dudaj

850 Lekë

Dr. Brian Weiss

Shpirti

Trupi vdes, shpirti kthehet

Përktheu: Timo Flloko

Nr. i faqeve: 200

ISBN 978-99943-0-197-3

Çmimi: 850 lekë

Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara, mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së dr. Brian Weiss. Një histori plot mister e të panjohura të aq shumë përfolura të teorisë së rishpirtërimit që të fal shpresë për të nesërmen.

Si një psikoterapist tradicional, dr, Brian Weiss mbeti i habitur dhe gjithashtu skeptik, teksa njëra nga pacientet e tij nisi të kujtojë trauma jetësh të shkuara, që dukej se mbartnin çelësin e maktheve të saj të vazhdueshme dhe ataket e panikut. Skepticizmi i tij u davarit befas kur ajo nisi të përcjellë mesazhe nga “hapësira midis jetëve”, të cilat përmbanin të vërteta për familjen dhe djalin e vdekur të dr. Weiss. E duke përdorur terapinë për jetët e shkuara, ai pati mundësinë të kuronte pacienten e të niste eksplorimin e një tjetër faze kuptimplote të karrierës së tij.

“Ky është rrëfimi thellësisht tronditës i zgjimit të papritur shpirtëror të një njeriu. Ky libër, dukshëm tejet kurajoz, i hapi shtegun një martese mes shkencës dhe metafizikës. Një lexim shumë i dobishëm për një botë të uritur në kërkim të shpirtit.”

– Jeanne Avery, autor i “Astrologjia dhe jetët e tua të shkuara”.