Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Ngushëllimet e Mia

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Ngushëllimet e Mia

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Dulce Maria Cardoso

Ngushëllimet e Mia

Roman

Përktheu: Nasi Lera

Nr. faqe: 320

ISBN 978-99943-0-376-2

Çmimi: 800 lekë

“...jeta ime është një luftë kundër miliona qimeve dhe ndihem tepër krenare për këtë... i njoh armiqtë e mi, ua njoh hiletë, nuk ma hedhin dot, edhe kur ndahen më dysh për t’u rritur më të forta, kur hyjnë në mish apo kur mësyjnë fshehurazi e tinëzisht duke u rritur nën lëkurë; i njoh armiqtë e mi dhe nuk lë rast pa ua çjerrë maskën, nuk i lejoj të fshihen për të fituar kohë, është një luftë e paepur...”

Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje “baxhelle”, ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri; të ëmën, akull të ftohtë, që s’pajtohet dot me faktin që solli në jetë një vajzë aq të shëmtuar; takimet e seksit të shpejtë shkel e shko me kamionistët në vendpushimet e autogrillave; vëllanë e gjetur, dështak, të fiksuar pas rregullit, i mbërthyer nga manitë e hakmarrjes. E tërë kjo në sfondin e një Lisbone të ndërdyshur mes Revolucionit të Karafilave dhe qendrave të sotme tregtare, restoranteve të trishtuara indiane dhe kafeneve të ndyra, ku e shkuara dhe e ardhmja kërleshen mes tyre dhe e tashmja s’është veçse një ëndërr e keqe.

Dulce Maria Cardoso lindi në Portugali më 1964, por një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në Angola. E kthyer në Europë, vendoset në Lisbonë dhe fillon të shkruajë skenarë filmash dhe tregime. Romani i saj i parë, “Fusha e gjakut”, fitoi çmimin prestigjoz Grande Premio Acontece të Romanit. Në vitin 2009 iu dha Çmimi Letrar i Europës së Bashkuar për romanin “Ngushëllimet e mia”. Në vitin 2011 botoi romanin “Ditëlindja” dhe po në atë vit u botua edhe romani “Kthimi”.