Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Pafsh Ëndrra të Bukura

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Pafsh Ëndrra të Bukura

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Massimo Gramellini

Pafsh ëndrra të bukura

Roman

Përktheu: Ingrid Rudi

Nr. faqe: 204

ISBN 978-99943-0-372-4

Çmimi: 700 lekë

“Parapëlqejmë ta injorojmë të vërtetën. Për të mos vuajtur. Për të mos u shëruar. Sepse, përndryshe, bëhemi ashtu siç kemi frikë të jemi: krejtësisht të lirë.”

“Pafsh ëndrra të bukura” është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.

“Pafsh ëndrra të bukura” u kushtohetatyre që kanë humbur diçka në jetën e tyre. Një dashuri, një punë, një thesar. Dhe ngaqë nuk e pranojnë të vërtetën, humbasin vetveten. Siç ndodh me protagonistin e këtij romani, i cili ecën në majë të gishtave dhe kokulur ngase e frikësojnë qielli dhe toka.

Pafsh ëndrra të bukura” është mbi të gjitha një libër mbi të vërtetën dhe frikën për ta njohur atë. Nëpërmjet zhytjes në dhimbje dhe kapërcimit të saj, libri na kujton se është gjithnjë e mundur ta hedhësh pas krahëve mosbesimin dhe t’i tejkalosh kufizimet.

Autori ka grumbulluar shpërthimet dhe plagët e një jete që i mungon pikëmbështetja më e fortë. Një luftë e pareshtur kundër vetmisë, papërshtatshmërisë dhe ndjesisë së braktisjes, e rrëfyer me pasion dhe ironi delikate. Vija e fitores, tejet e përvuajtur, do të jetë dashuria e shumëpritur dhe një ekzistencë e plotë dhe e vërtetë që më në fund do ta lejojë protagonistin të mbështesë këmbët në tokë, ndërsa drejton pareshtur shikimin nga qielli.

Massimo Gramellini shkruan në gazetën e përditshme “La Stampa”, ku ka edhe pozicionin e nëndrejtorit. Është i ftuar i përhershëm i emisionit Che tempo che fa, që transmetohet në kanalin televiziv Raitre. Librat që ka botuar janë: “Do të na shpëtojnë naivët” (2007), “Zemra në pasqyrë” (2008) dhe romanin “Rreshti i fundit i përrallave” (2010).

Pafsh ëndrra të bukura”, publikuar në vitin 2012, është romani italian më i shitur i dy viteve të fundit, me mbi një milion kopje, si dhe është përkthyer në 17 vende.