Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Rose Wilder Lane dhe shqiptarët Autor Eleni Laperi Rose Wilder Lane dhe shqiptarët Autor Eleni Laperi
Rose Wilder Lane dhe shqiptarët Autor Eleni Laperi Rose Wilder Lane dhe shqiptarët Autor Eleni Laperi

Libra dhe CD / Publicistikë

Rose Wilder Lane dhe shqiptarët Autor Eleni Laperi

nga UET Press

900 Lekë

Titulli i librit "Rose Wilder Lane dhe shqiptarët" Autor Eleni Laperi Redaktor Engjëllushe Varfi ISBN 978-9928-190-14-7 Çmimi 900 lekë, f. 422, 230x160 mm Botimi i parë: tetor, 2014

Jeta, veprimtaria dhe krijimtaria e Rouz Uajlldër Llejn në Shqipërinë e viteve 1921-1928, janë përshkruar me hollësi, kryesisht sipas ditarëve të mbajtur nga vetë ajo, që fillojnë në vitin 1918; ditari i fundit, i 84-ti, është i vitit 1967. Ditarët e viteve 1918 -1936 janë më të pasurit në të dhëna, por edhe ato të viteve 1921, 1922, 1926, 1927 dhe 1928, vitet kur ajo jetoi në vendin tonë. Në kapitullin kushtuar marrëdhënies së saj me djaloshin Rexh Meta, korrespondencat shtyhen deri më vitin1966. Biografia e Llejn pasurohet, më tej, me të dhënat e gjendura në parathëniet e tregimeve, reportazheve dhe korrespondencës të vetë autores, si dhe me hollësi që lidhen me ngjarjet e personazhet që përshkruhen në këtë libër.

Përmbajtja: Mirënjohje/ Parathënie/ Rose Wilder Lane, jeta dhe vepra/ Rexh Meta/ Këngë pa fjalë/ Kopshti shqiptar i Roz Uajlldër Llejn: shkrime e shënime, të botuara e të pabotuara, mbi Shqipërinë dhe shqiptarët/ Për fëmijët që nuk dinë të luajnë/ Një letër nga Evropa/ Padre Luigji, i cili lutej që një ditë fëmijët e Kirit të mësonin të qeshnin/ Padre Luigji i Kirit/ Si lindi dashuria në malet e Dukagjinit/ Ylli i Alpeve në Qafën e Shalës/ Dy krijesa të vogla në një botë të madhe/ Sadik Hasani i Matit/ Këpucari i vogël shqiptar/ Bulqiza si një ëndërr/ Rruaza blu/ Udhëtimi përtej kufirit të kohës/ Shpella e Bulqizës/ Shqipëria e panjohur e 90 viteve më parë/ Shqipëri e panjohur/ Shqiptarët…janë ballkanas, janë mesdhetarë…por janë kuriozë si amerikanët/ Çfarë mendojnë shqiptarët për Amerikën/ Kur kërkohej një kokë për kurorën e Skënderbeut/ Nuk është çudi pse znj. Bonapart nuk dëshiron të jetë mbretëresha e Shqipërisë/ “Komitët” e Roz Uajlldër Llejn si “Çeta e Shahin Matrakut” e Spiro Xegës/ Edna St. Vincent Millay dhe skandali në ‘malet 338 tona’ “Shteti jam unë”/ Nafta shqiptare dhe pushtimi Italian/ Please return. RWL/ Në një kohë ku miqtë t’onë s’janë të shumtë, ç’do manifestë simpatije ka të drejtën për gratitudën t’ënë/ Shkrimtarka Rose Wilder Lane/ Duke kënduarë një librë: “The Peaks of Shala”/ Dy Fjalë Si mbyllje/ Fotografi.