Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Guri i durimit

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Guri i durimit

nga Botimet Dudaj

600 Lekë

Atiq Rahimi

Guri i durimit

Tregim

Përktheu: Klara Lagji

Nr. faqeve: 124

ISBN 978-99943-0-163-8

Çmimi: 600 lekë

Në mitologjinë persiane, flitet për një gur magjik që vendoset përpara vetes për të tërhequr mbi të fatkeqësitë, vuajtjet, dhembjet dhe mjerimet. Atij i besohen të gjitha të fshehtat e zemrës, ato që nuk mund t’iu thuhen të tjerëve. Dhe guri dëgjon, i thith të gjitha fjalët si sfungjer, i thith të gjitha sekretet, derisa një ditë pëlcet. Dhe atë ditë ndihesh i çliruar.

Diku në Afganistan ose gjetkë, në mes të luftës civile, një grua kujdeset për burrin e saj, i cili, pasi ka marrë një plumb në qafë, ndodhet në gjendje kome. Ajo vuan gjithë vuajtjet e botës, në pritje të asgjëje. Në harmoni me këtë hapësirë të zhveshur e të zbrazët, Atiq Rahimi shprehet përmes fjalish të shkurtra emërore dhe të përsëritura. Ky tregim lexohet me një frymë, me gjithë njëfarë mërzie në rritje e që bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Gjestet mekanike të gruas i lënë vendin një lumi të pashtershëm fjalësh. Një monolog i gjatë, ku guri i durimit merr tiparet e burrit të zhytur në komë. Më së fundi, me gjithë bombat dhe breshëritë, gruaja arrin ta lërë veten të çlirohet nga zhgënjimet, ndjenjat dhe sekretet e një jete të tërë.

Me një shkrim të çliruar nga çdolloj censure, Atiq Rahimi na sjell një tregim të rëndë, por prekës, si një homazh për luftën e gruas myslimane përballë integrimit, e cila, e murosur qysh në lindje në heshtjen e saj, gjendet e burgosur në kuptimin e vërtetë të fjalës, si dhe në kuptimin e figurshëm.