Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Nusja e virgjër

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Nusja e virgjër

nga Botimet Dudaj

500 Lekë

Sonia Topazio

Nusja e virgjër
Roman

Përktheu: Adrian Beshaj
Nr. faqe: 148
ISBN 978-99943-0-321-2
Çmimi: 500 lekë

SONIA TOPAZIO ka lindur në Potencë më 8 shtator 1969. Është e martuar dhe banon në Romë. Në vitin akademik 2000-2001 u diplomua për letërsi moderne pranë Universitetit të Romës “La Sapienza”. Gjithashtu ka kryer kurse menaxhimi në Universitetin Politeknik të Milanos, si dhe për gazetari investiguese. Është anëtare e Urdhrit Kombëtar të Gazetarëve dhe e Bashkimit të Gazetarëve Shkencorë Italianë. Aktualisht është shefe e zyrës së shtypit e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), kuratore dhe ideatore rrjetit social të parë audio (omnicomprensivo) në web www.freerumble.com. Është gjithashtu drejtore e revistës on line “Njoh, mësoj, parandaloj”, si dhe drejtuese e “INGVNewsletter”-it. Nga viti 2004 deri në vitin 2009 ka ndjekur për gazetat “Il Tempo” dhe “Il Messaggero” Protokollin e Kyoto-s, duke nënshkruar faqet e para të gazetës “Il Messaggero”-s për temën e mjedisit; është kujdesur për dy vjet për rubrikën shkencore të përjavshme “Fjalët e Tokës” për gazetën “L’Avanti”; është ideuese dhe prezantuese e emisionit “Katër elementët”, program shkencor i përjavshëm për kanalin televiziv “UnoSat”. S. Topazio është autore e librave “Prerja e shpirtit” (2005) “Agjenda e Tokës” (2008), “Nuk dua dokrra” (2008),”Jo tamam ashtu” (2011), “Atë ditë në një çast” (2011).