Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Fort do të të mbërthej o jetë...

Libra dhe CD / Libër Shqip

Fort do të të mbërthej o jetë...

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Selvi Beçaj

Fort do të të mbërthej o jetë…

Poezi

Nr. faqe; 96

ISBN 978-99943-0-311-3

Çmimi: 700 lekë

"Përvoja na ka mësuar që shpesh njerëzve u mbetet hatri për një çast, por zemrave asnjëherë. Kjo sepse kodin e trokitjes së një zemre që e do dhe të do, e njeh vetëm zemra tjetër, ajo që ndoshta e ke lënë dhe pa gjumë!... Mund të them me siguri se vargjet tek Selvi, nuk “qëmtohen”, nuk sajohen e kurdisen, por rrjedhin krejt logjikshëm."

Ndiej buzët e tua mbi buzën time,

Ngrohtësinë e puthjeve mbi lëkurën time,

Ndiej afshin e ngrohtë të frymës tënde,

Përkëdheljet e tua, që përshkojnë

Çdo vatër të trupit dhe qënies sime.

Agim M. Doci

Selvi Beçaj lindi më 23 shtator 1983. Ka mbaruar shkollën e lartë për Shkenca Politike dhe

Drejtësi dhe ka punuar si shefe kabineti në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Gjithashtu edhe si diplomate në Misionin e Përhershëm Diplomatik në Vjenë (OSBE). Ky është libri i saj i parë.