Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Ftesë për debat

Libra dhe CD / Publicistikë

Ftesë për debat

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Dhimitër Dishnica

Ftesë për debat

Studime, Kumtesa, Artikuj

Nr. faqe: 296

ISBN 978-99943-0-308-3

Çmimi: 700 lekë

U lind në Korçë më 4 tetor 1942 .Kreu studimet e larta në UT, Fakulteti Histori – Filologji, dega histori-gjeografi.

Ka punuar mësues në rrethin e Librazhdit; pastaj gazetar kronist në redaksinë e informacionit dhe kulturës në Radio-Tirana; drejtor i Pallatit të Kulturës “Ali Kelmendi”, një prej dy institucioneve më të mëdha kulturore dhe artistike të kryeqytetit; specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit; në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore.

Për disa dekada është marrë me veprimtari botuese. Si gazetar dhe historian ka botuar rreth një mijë faqe në shtypin e përditshëm dhe në revistat shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Është autor i monografive:

“Motrat Qiriazi”, Tiranë, 1997. (Kjo monografi fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Akademia e Shkencave e RSH dhe Ministria e Kulturës ,Rinisë dhe Sporteve, me rastin e 85-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.) Po ashtu, monografia në fjalë u ribotua në Prishtinë dhe Zvicër më 1998.

“Voskopoja” (broshurë, 1998, me bashkautor).

“Përballë së vërtetës – Kristo Dako, jeta dhe vepra, Tiranë, 2004.

“Miqtë e Shqipërisë”, Tiranë, 2007.

“Ftesë për debat”, Tiranë, 2012.

Është gjithashtu autor i disa skenarëve televizivë dhe i dhjetëra pjesëve radiofonike me një akt.