Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Vila me dy porta

Libra dhe CD / Autobiografi

Vila me dy porta

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Vera Bekteshi

Vila me dy porta

Roman autobiografik

Nr. faqe: 292

ISBN 978-9928-176-01-1

Çmimi: 700 lekë

Shtëpia ku kaluam fëmijërinë në Tiranë ishte një vilë e madhe me tri kate dhe me dy hyrje, në zonën e të ashtuquajturit Bllok i Udhëheqjes. Ne jetonim në hyrjen e dytë, në katin e dytë. Një ditë epata pyetur time ëmë se çfarë ishin disa dritare të vogla me rrjetë teli në murin e shkallëve midis katit të dytë dhe të tretë. Ime ëmë, pa qenë inxhiniere, m’u përgjigj se duhej të përdoreshin për ajrim, por unë nuk e besova kurrë. Atë kohë duhej të isha rreth dymbëdhjetë vjeçe dhe mendova se ato dritareza të vogla ishin vënë nga ish pronari për të kontrolluar ata që do të jetonin paskëtaj në vilën e tij që ia kishin shpronësuar me forcë.

Kjo vilë, pra, kishte një histori dhune që në fillimet e saj dhe kështu do të vazhdonte në vite për të gjithë banorët që do ta popullonin, deri në fillim të shekullit të 21-të, kur iu kthye të zotëve dhe kati i parë u shndërrua në një bar të stërmadh që gëlon nga rinia e sotme, në zonën e famshme të Bllokut.