Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Dashuria është një defekt i mrekullueshëm

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Dashuria është një defekt i mrekullueshëm

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Graeme Simsion

Dashuria është një defekt i mrekullueshëm

Roman

Përktheu: Taqo Trajçe

Nr. faqe: 300

ISBN 978-99943-0-383-0

Çmimi: 1000 lekë

DON TILLMANI do të martohet.

Vetëm se nuk e di ende me kë.

Projekti i Gruas do ta zgjidhë këtë problem. Ai ka hartuar një pyetësor prej gjashtëmbëdhjetë faqesh për ta ndihmuar që të gjejë partneren e përkryer. Në mënyrë kategorike, ajo nuk duhet të jetë banakiere, duhanpirëse, alkoliste apo njëra nga ato që vjen me vonesë në takime.

ROZI XHARMANI i ka të gjitha këto gjëra. Ajo është gjithashtu e shkathët, e zgjuar dhe e bukur. Dhe po bën një kërkim për të gjetur babanë e saj biologjik – një kërkim për të cilin Doni, profesor gjenetike, mund të jetë në gjendje ta ndihmojë.

Projekti i Gruas i mëson Donit disa gjëra të paparashikuara. Pse gjatësia e llapës së veshit është një tregues i pamjaftueshëm i joshjes seksuale? Pse akullorja shijon ndryshe në Nju-Jork? Pse ai nuk ka shkuar asnjëherë në një takim të dytë dashuror? Dhe pse, me gjithë përpjekjet më të mira shkencore, ti nuk e gjen dot dashurinë: dashuria të gjen ty.

“Megjithëse mund të na bëjë shumë për të qeshur, romani Dashuria është një defekt i mrekullueshëm është një reflektim serioz mbi nevojën që kemi për shoqëri dhe identitet. Don Tillmani është një tregimtar sa i ngathët e harraq, aq dhe i dashur e magjepsës.”

JOHN BOYNE

“Bota do të dashurohet me Donin dhe Rozin dhe mua nuk më pritet deri sa kjo të ndodhë.”

JILL MANSELL

“Nuk ka asnjë dyshim se heroi i pangjashëm Don Tillman do ta pushtojë botën, në mos me sulm, sigurisht me argument racional... Tejet zbavitës, prekës dhe kaq i mprehtë e nxitës sa të duket sikur dëshiron të hidhesh në botën e romanit dhe të bashkohesh me të.”

Australian Woman Weekly