Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Gjembi dhe trëndafilat

Libra dhe CD / Libër Shqip

Gjembi dhe trëndafilat

nga Botimet Dudaj

600 Lekë

Ismete Selmanaj Leba

Gjembi dhe trëndafilat

Nr. faqe: 248

ISBN 978-99943-0-332-8

Çmimi: 600 lekë

Lindur e rritur në vitet e diktaturës, Mira 15-vjeçare përdhunohet në mënyrë çnjerëzore nga Sekretari i Partisë së shkollës. Kalon, njëkohësisht, tmerrin e përdhunimit, përçmimin e opinionit, që e quan atë fajtore, dhe ndarjen me forcë nga e vetmja krijesë që solli në jetë. Është vështirë që t’i kuptosh vitet e diktaturës po të mos i kesh jetuar.

Mira u përpoq, me të gjitha forcat, t’i mbijetojë atij Gjembi të errët, që shqiptarët e përjetuan për 50 vite radhazi, duke pritur të shohin dritën në fund të tunelit. Ajo mbolli mirësi tek shumë njerëz e, më në fund, e gjeti dashurinë e vërtetë të saj. Kur diktatura ra, Mira, me hidhërim, vuri re se ish- komunistët e vjetër ishin “shndërruar” në “demokratë” të flaktë dhe se tranzicioni në Shqipëri nuk kishte të sosur.

Ismete Selmanaj ka lindur në Durrës në vitin 1966. Kryen në Durrës arsimin e mesëm, në gjimnazin “Naim Frashëri”. Pasioni për letërsinë e ka shoqëruar qysh në vitet e para të shkollës, ku, shpeshherë, në nivel kombëtar është vlerësuar me çmime të ndryshme në konkurset didaktike të kohës.

Studimet e larta i kryen në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Ndërtim, ku dhe, në vitin 1991, diplomohet si Ing. Ndërtimi Civile Industriale.

Pavarësisht titullit të studimeve, pasionin për letërsinë nuk e ka braktisur asnjëherë. Në vitin 1992 shpërngulet në Itali, ku dhe jeton sot e kësaj dite së bashku me familjen.