Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Prania si mungesë... Mungesa si prani

Libra dhe CD / Libër Shqip

Prania si mungesë... Mungesa si prani

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Eldon Gjikaj

Prania si mungesë … Mungesa si prani

Nr. faqe: 168

ISBN 978-99943-0-326-7

Çmimi: 800 lekë

“E madhe është gjëma e mëkatit” shkon te lexuesi në vitet ‘90-të, afro 45 vjet pasi u shkrua, kur shoqëria shqiptare gjendet në një vorbull ndryshimi shumplanësh. Sistemi letrar shqiptar përfshihet sakaq në këtë vorbull, duke dëshmuar sensibilitet dhe maturim brenda polisistemit të përgjithshëm kulturor.

Kontrasti që shpërfaq kjo vepër e Kutelit me kontekstin e situatës kur shkruhet, diskordanca e plotë me modelin zyrtar kanonik, realizmin socialist, dëshmon qartë se autori, vetëdijshëm, prodhon një tekst që s’ka asnjë gjasë të receptohet prej botimit; mund të emërtohet një tekst mungesor. Pikërisht kjo vetëdije i jep këtij teksti një kumtim të përveçëm kundruall teksteve që autori ka shkruar e botuar më parë. Bashkëlidhja autor / tekst këtu është shumë intime, pothuaj si në një ditar, ndërkohë që semantika e veprës dekodohet prej pranisë së një koherence jo të rastësishme mes vullnetit të autorit për të shkruar një vepër të adresuar për në sirtar dhe motivit bazik (themelor, qendror) të saj.

Mesazhi qendror i rrëfimit “E madhe është gjëma e mëkatit” përmblidhet në një pohim kundërshtues, antinomik me terminologjinë e Kantit: prania si mungesë dhe mungesa si prani, i cili kthjellohet zinxhir në raportet tekst / autor dhe tekst / kontekst.