Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Lirika

Libra dhe CD / Libër Shqip

Lirika

nga Botimet Dudaj

500 Lekë

Hiqmet Mehmetaj

Lirika

Poezi

Nr. faqe: 152

ISBN 978-99943-0-362-5

Çmimi 500 lekë

“Lirikat e Hiqmet Mehmetajt janё tё sinqerta dhe kanё thjeshtёsinё e kёngёs. Ato nuk janё rritur nё serrat e librave, por nё livadhet e natyrёs. Me kёtё dua tё them se autori e ka asimiluar pasurinё shpirtёrore tё popullit dhe si nektar e ka shpёrndarë nё vargjet e tij. Dhe ky nektar u ka dhёnё çiltёrsinё e natyrshme, jashtё skemave libreske.”

Dritëro Agolli

Hiqmet Mehmetaj ka lindur në vitin 1943 nё Drashovicё tё Vlorёs. Më 1967 ka kryer mёsimet nё shkollёn pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan dhe vijoi studimet nё Institutin e Lartë Pedagogjik, dega gjuhё-letёrsi, të cilat i përfundoi në vitin 1975.

Gjatё gjithё kohёs ka punuar si mёsues dhe drejtor shkolle nё vendlindje, Drashovicё.

Ka botuar vёllimet poetike:

“Shqipёri pse s’tё zё gjumi”, 1996

“Endrrat e trёndafilit”, 1999

“As dielli s’mё pёrshёndet”, 2001

“Nata e lofatёs”, 2008

“Vajza e ujёvarёs”, 2012