Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Kokat e dy lejlekëve të purpurt

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Kokat e dy lejlekëve të purpurt

nga Botimet Dudaj

850 Lekë

Ismete Selmanaj Leba

Kokat e dy lejlekëve të purpurt

Roman

Nr. faqe: 280

ISBN 978-99943-0-378-6

Çmimi: 850 lekë

Gjergji dhe vëllai i tij, Sokoli, janë dëshmitarët e vetëm të vetëvrasjes së babait të tyre kur ishin ende fëmijë. Të gjendur midis akuzave të gjyshit të tyre, traumës së kaluar nga skena e gjetjes së trupit të pajetë të babait dhe rënies në gjak, detyrohen të largohen nga fshati. Situata komplikohet kur në parkun e qytetit ku banojnë gjendet i vrarë një person me një të shkuar të dyshimtë, si dhe nga ardhja në qytet e një njeriu misterioz që i ndjek si hije nga pas. Kush është ky person dhe çfarë kërkon prej tyre? Asgjë nuk është ashtu siç duket në gjithë këtë histori të mbushur me prapaskena deri në fund.

ISMETE SELMANAJ LEBA ka lindur në Durrës në vitin 1966. Mbaron shkollën e mesme në Durrës, në gjimnazin “Naim Frashëri”, dhe më pas studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku dhe u diplomua në vitin 1991. Prej vitit 1992 jeton në Itali.

Ky është libri i dytë që publikon në Shqipëri - pas librit “Gjembi dhe trëndafilat” (Shtëpia Botuese “Dudaj”, nëntor 2013), me të cilin mori pjesë edhe në Panairin e Librit “Tirana 2013”. Shumë shpejt ky libër do të publikohet edhe në Itali.