Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Bazat e së drejtës europiane

Libra dhe CD / Shkenca politike

Bazat e së drejtës europiane

nga Botimet Dudaj

1.500 Lekë

Adam Łazowski

Aida Gugu Bushati

Bazat e së drejtës europiane

Nr. faqe: 284

ISBN 978-99943-0-352-6

Çmimi: 1500 lekë

Aida Gugu Bushati është eksperte dhe lektore e së Drejtës Europiane në Universitetin “Marin Barleti”. Është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës (2000). Ajo mban titullin master nga Universiteti i Leçes, Itali (2001) dhe LLM nga Universiteti i Amsterdamit, Holandë (2003). Është doktorante pranë Institutit të Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës. Ka ndjekur trajnime dhe kërkime afatshkurtra pranë Institutit TMC Asser, Holandë; Institutit të Tregtisë Botërore, Bernë, Zvicër. Për më shumë se 10 vjet ka punuar si eksperte ligjore në shumë programe asistence për institucionet shqiptare dhe kryesisht për institucionet e drejtësisë, të mbështetura nga Bashkimi Europian dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Veprimtaria shkencore dhe akademike e zonjës Bushati përmbledh një numër të konsiderueshëm artikujsh dhe kontributesh të tjera në konferenca dhe botime brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu ka qenë lektore e së Drejtës Europianë në Universitetin “Luarasi” në Tiranë dhe Shkollën e Integrimeve Europiane, Kosovë. Është njohëse e mirë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe e shumë fushave të legjislacionit europian.

Adam Łazowski është profesor në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të ­­­­­Westminster-it (Londër). Është diplomuar në drejtësi dhe ka kryer studimet master (1999) dhe për doktoraturë (2001) në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Varshavës. Gjatë viteve 1999-2003 ka qenë lektor në Universitetin e Varshavës dhe më pas ka punuar si kërkues i së drejtës europiane në Institutin T.M.C. Asser (Hagë, Holandë). Puna e tij kërkimore dhe shkencore përmbledh një numër të konsiderueshëm librash, artikujsh shkencorë, referime dhe kontribute në konferenca dhe botime prestigjoze akademike. Që nga viti 1999, dr. Łazowski ka marrë pjesë aktivisht në shumë trajnime dhe programe për të drejtën europiane për praktikuesit e së drejtës në Shqipëri, Poloni, Bullgari, Rumani, Sllovaki, Maqedoni, Gjeorgji dhe Estoni. Gjatë viteve të fundit, dr Łazowski ka qenë lektor i ftuar në disa universitete evropiane, si Universiteti i Sussex-it (BM), Universiteti i Surrey (BM), Universiteti i Leicester-it (BM), Universiteti i Varshavës (Poloni), Universiteti i Tartu-së (Estoni), Universiteti Libre de Bruxelles (Belgium), Akademia e së Drejtës Europiane (ERA) në Trier (Gjermani), Instituti Europian i Administratës Publike (Luksemburg), Universiteti i Zagrebit (Kroaci), Universiteti i Luksemburgut dhe Universiteti i Roterdamit (Holandë).