Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Unë, gruaja R

Libra dhe CD / Libër Dhuratë

Unë, gruaja R

nga Botimet Dudaj

600 Lekë

Reshida Çoba

Unë, gruaja R

Poezi

Nr. faqe: 132

ISBN 978-99943-0-366-3

Çmimi: 600 lekë

Një grua me dinjitet, që di ç’thotë e di ç’kërkon, me formim bashkëkohor, e frymëzuar nga ide dhe ndjesi të emancipuara...

Ajo këndon lirisht, çdo gjë njerëzore s’është e huaj për të. Është e hapur dhe e drejtpërdrejtë, e sinqertë deri në sensualitet. Një grua mendjehollë dhe delikate, aq sa e bën për vete lexuesin. Shprehja e saj poetike është e thjeshtë e komunikuese, larg retorikës spontane.

Mendimet e autores bartin filozofinë që më shumë ndiehet sesa shprehet. Kjo e bën poezinë e saj lirike me një feminilitet të këndshëm, me figura të përvijuara lehtazi, të dhëna me dashuri e dhimbje që shpesh vjen nga larg.

Autorja është e lidhur me fenomenet poetike të kohës së saj. Këtë e dëshmon qartazi lëvrimi i suksesshëm i haikut, një lloj poetik i traditës japoneze, por që në kohën tonë lëvrohet në gjithë botën me një prizëm modern. Në këtë rrugë ecën edhe Çoba me hajkun e saj, trevargjëshe, por edhe me një varg e dy vargje, që shkruhet për herë të parë.

Prof. Nasho Jorgaqi

Vetëm sinqeritete të tilla kaq shkundëlluese në vargjet e një gruaje mund të të shtien në shpirt drithërima kënaqësish estetike. Vetëm poezi të tilla krejt vetjake, të përjetuara në mish e gjak mund të të çlirojnë nga mendimi se poezia po bëhet gjithmonë e më e ftohtë dhe e sajuar prej librash të lexuar që pjellin libra të tjerë. Vetëm poezi të tilla jete vijnë të freskëta si vende që nuk i ke parë, si ujëra që nuk i ke pirë dhe si bar në të cilin ende nuk je shtrirë për të parë qiellin.

... në librin e saj të parë ka më shumë se ç’duhet prova për ta brohoritur pa pikë droje e për t’i thënë: “Mirë se erdhe, Reshida, në këtë mundim të bukur shpirti për të kënduar!”

Petrit Ruka

Reshida Çoba është lindur dhe rritur në Korçë. Në vitet që ka jetuar në qytetin e lindjes ka shkruar vazhdimisht poezi dhe ka fituar çmime në olimpiadat kombëtare. Ishte folëse në Radio-Korça, ku dhe recitonte vjershat e saj. Ka marrë pjesë në Estradën e Korçës me recitime, si dhe ka interpretuar si aktore.

Ka studiuar për kimi industriale dhe ka punuar në Laboratorin e Kërkimeve Shkencore Kimike Ushtarake në Tiranë. Poezitë e saj i ka botuar në revistën “Shqiptarja e Re”, në gazetën “Drita” etj.

Prej më shumë se 20 vjetësh jeton jashtë atdheut, në Nju-Jork, ku ndoqi shkollën dyvjeçare Filozofia Praktike, klasën Plato dhe klasën Shekspir. Aktualisht jeton në Los Angeles, Kaliforni.

Ky është libri i saj i parë me poezi.