Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Të vallëzosh në shi

Libra dhe CD / Libër Shqip

Të vallëzosh në shi

nga Botimet Dudaj

500 Lekë

Nimfa Jaço

Të vallëzosh në shi

Nr. faqe: 88

ISB 978-99943-0-349-6

Çmimi: 500 lekë

Nimfa Jaço (Nina) ka lindur më 14 maj 1939, u diplomua për gjuhë-letërsi, punoi si mësuese, pati hobi qëndisjet, vizatimin dhe aplikacionet. Në vitin e 60-të të jetës së saj zbuloi kukullat dhe krijimet artistike me copa, qëndisje e pikturë, si mënyrën e saj të të shprehurit.

Në vitin 2002, te Shoqata e Grave Artiste hapi ekspozitën “Ëndërr brezash”, në vitin 2007, te galeria “Zeniti” hapi ekspozitën vetjake “Dyjetësi” dhe në vitin 2013, në Muzeun Historik Kombëtar, me mbështetje nga Quodev, çeli ekspozitën vetjake “Nina”.

Aftësitë e saj artistike i ka ndarë me gra e fëmijë, me viktima të trafikut, me gra të burgosura dhe fëmijë romë e ballkano-egjiptianë, me të cilët ka punuar në projektet e YWCA-së.

Në vitin 2005 botoi librin për fëmijë “Aventurat e zogut të vogël pushverdhë”.