Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
​Skënderbeu i shpërfytyruar

Libra dhe CD / Histori

​Skënderbeu i shpërfytyruar

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Kristo Frashëri
Skënderbeu i shpërfytyruar

Nr. faqeve: 200

ISBN 978-99943-0-109-6

Çmimi: 800 lekë

“Në bazë të lirisë së pakufizuar të fjalës, demokracia jonë, edhe pse çalamane, falë Zotit, i ka dhënë të drejtë historianit të mbrojë figurat e ndritura të kombit tonë nga fyerjet, përdhosjet dhe shpërfytyrimet e atyre që kanë zgjedhur si mënyrë jetese të fyejnë, të përdhosin, të shpërfytyrojnë ku të mundin - në shtyp, në radio, në televizion - vlerat e ndritura të historisë së Shqipërisë, madje edhe identitetin tonë kombëtar.

Si qytetar bashkohem me ato zëra që protestuan kundër fyerjeve, përdhosjeve e shpërfytyrimeve në dëm të figurës së Skënderbeut nga historiani zviceran Oliver Jens Schmitt dhe nga duartrokitësit e tij shqiptarë, të cilët mezi presin të hedhin baltë kundër çdo vlere pozitive të kombit të tyre – që pas shekuj tallazesh, shtypjesh e mjerimesh arriti, më në fund, të gëzojë lirinë e ëndërruar...”