Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Globalistika / Refleksione filozofike për një epokë

Libra dhe CD / Publicistikë

Globalistika / Refleksione filozofike për një epokë

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Servet Pëllumbi

Globalistika

Refleksione filozofike për një epokë

Nr. Faqeve: 256

ISBN 978-99943-0-113-4

Çmimi: 1000 lekë

“Njerëzimi duket se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të pranojë natyrën kontradiktore të globalizimit dhe të rritjes ekonomike, të përshtatet, të bashkohet dhe të ndërhyjë aktivisht për ta kontrolluar e drejtuar procesin në përputhje me interesat e veta themelore dhe me filozofinë e popullit, që thotë se duhet edhe dielli, edhe shiu që të dalë ylberi.”

“Në situatën e sotme me plot të panjohura, mesazhi kryesor i globalistikës filozofike për njeriun e sotëm - dhe sidomos për brezat që do të vijnë - duhet të jetë: pranoje tjetrin si veten tënde dhe projekto e mbro së bashku me të ardhmen, duke i dhënë asaj edhe status juridik, sepse pa besim reciprok nuk mund të ekzistojë asnjë lloj optimizmi racional për të ardhmen.”