Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave

Libra dhe CD / Shkenca politike

Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Robert Kagan

Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave

Përktheu: Ditmir Bushati, Ardiana Hobdari

Nr. i faqeve: 140

ISBN 978-99943-0-217-8

Çmimi: 700 lekë

“Në këtë libër të rëndësishëm, që është shkruar në kohën e duhur dhe në mënyrë kaq mjeshtërore, Robert Kagan tregon se “fundi i historisë” ishte një iluzion. Sfidat e sotme globale paraqesin një sprovë jetike për demokracitë e botës. Ky libër është një zile alarmi dhe duhet të lexohet nga politikëbërës, politikanë, analistë dhe të gjithë ata që janë të interesuar për një udhëzues në ujërat e rrezikshme të gjeopolitikës së shekullit XXI.”

—Senatori John McCain

“Robert Kagan ka shkruar sërish një libër provokativ, plot mendim dhe me rëndësi jetike, që do të riformatojë mënyrën tonë të të menduarit për botën, rolin e posaçëm që duhet të luajë Amerika në të, si dhe parimet që duhet të na udhëheqin. “Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave” është një libër që duhet të lexohet patjetër nga të gjithë ata që janë të interesuar për të ardhmen e politikës së jashtme amerikane - dhe një kujtesë se për ç’arsye Robert Kagan-i është një nga strategët e pazëvendësueshëm të kombit tonë.”

—Senatori Joseph Lieberman

Robert Kagan është bashkëpunëtor i lartë shkencor në “Carnegie Endowment for International Peace”, studiues për çështjet transatlantike në German Marshall Fund dhe editorialist i gazetës “Washington Post”. Është gjithashtu autor i librit “Beteja e muzgut: fuqia Amerikane dhe Nikaragua, 1977-1990” dhe, së bashku me William Kristol, redaktor i librit “Rreziqet e sotme: kriza dhe mundësitë e politikës amerikane të jashtme dhe të mbrojtjes”. Kagan ka shërbyer në Departamentin e Shtetit nga viti 1984 deri më 1988. Jeton në Bruksel bashkë me familjen e tij.