Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Trupat shoqërorë

Libra dhe CD / Libra Teknikë

Trupat shoqërorë

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Gianfranco Marrone

Trupat shoqërorë

Proceset komunikuese dhe semiotika e tekstit

Përktheu: Dhurata Shehri, Persida Asllani

Nr. i faqeve: 380

ISBN 978-99943-081-5

Çmimi: 800 lekë

Bazat dhe modelet e analizës së socio-semiotikës, një fushë teorike e magjishme, ku takohen moda, televizioni, gazetaria, reklamat dhe politika, organizma të vërtetë e të mirëfilltë shoqërorë prej të cilëve rrezaton një frymë jete kolektive individuale. Përballë transformimeve në rritje të proceseve komunikuese që ristrukturojnë vijimisht skenarët shoqërorë dhe aktorët e tyre vihet re nga shumë anë nevoja e rishqyrtimit të studimeve për gjuhën dhe shoqërinë, por edhe nevoja e integrimit reciprok të tyre. Që këtu ka lindur dhe është përhapur sociosemiotika, një aventurë e magjishme intelektuale, bazat dhe modelet e analizës së të cilës rreket t’i rindërtojë ky libër. Moda, televizioni, gazetaria, reklama, politika dhe hapësira interpretohen në të në formë diskutimi dhe testesh që qarkullojnë në kulturën e masave duke u gërshetuar, ngatërruar e transformuar midis tyre.