Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Një det i moçëm

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Një det i moçëm

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Vera Bekteshi

Një det i moçëm

Tregime

Nr. faqe: 192

ISBN 978-99943-0-297-0

Çmimi: 700 lekë

“Në muajt më të nxehtë, kulmi i argëtimit ishte mbledhja e kandilave të detit dhe nxjerrja e tyre në breg. Qe një zbavitje e rrallë. Meqënëse kandilat nuk i afroheshin bregut, sa kohë që deti nuk ishte krejtësisht i qetë, pa më të voglën valë, pra si vaj, ne ruanim si peshkatarë të vërtetë ardhjen e kësaj dite fatlume. Ai që e pikaste i pari, kishte vetëm një shpërblim, të drejtën e mburrjes për një javë të tërë.Në këtë garë fitoja shpesh, meqë isha symprehtë. Ma vunë nofkën Syfer.Në këto ditë të rralla, që ishin festat tona, zhyteshim të gjithë tok si hordhi tartare dhe me zhytje ose edhe me sy të lirë, nga sipër ujit, shquanim hazdisjen e asaj specieje të tejdukshme, por të rrezikshme, që ta çonte mishin fllugë, po të mos e kishe syrin dhe mendjen të mprehur. Të gjithë kandilat kishin një mjet të thjeshtë identifikimi, megjithëse ishin krejtësisht të tejdukshëm dhe nuk dalloheshin në ujë, rreth e rrotull kupolës iu vijëzohej një shirit i ngjyrosur në një blu kobalti. Këtë gjë, më kujtohet tani mirë, na e mësoi ai, Pufja.U stërvitëm aq shumë në këtë betejë, sa në breg nuk dilnim me një, por me nga dy invazorë, të mbërthyer në pëllëmbën e secilës dorë te kupola e tyre e rrumbullt. Pastaj i kthenim përmbys dhe kështu me duart e ngritura lart në ajër dilnim në breg...