Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Rudi Noçka – Derri Atlet

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Rudi Noçka – Derri Atlet

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Uwe Timm

Rudi Noçka – Derri Atlet
Përktheu: Pandeli Pani
Nr. faqe: 144
ISBN 978-99943-0-298-7
Çmimi: 700 lekë

“Në shtëpinë tonë kemi një derr. Nuk e kam fjalën për motrën time të vogël, Cupin.”

Gjithçka fillon me një tombola... Vogëlushja Cupi fiton në një festë një derrkuc të vogël, të cilin ajo, edhe pse në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, dëshiron ta mbajë patjetër si kafshë shtëpiake. Në një mënyrë krejt argëtuese, ky libër tregon çmendurinë e përditshme në një familje me tre fëmijë, me këtë kafshë shtëpiake të pazakontë, që rritet shumë shpejt. Natyrisht që për këtë nuk duhet të marrë vesh gjë qiradhënësi i shtëpisë, që edhe vetëm nga zhurmat e fëmijëve ndihet mjaft i bezdisur. Historia merr një rrjedhë të shpejtë kur Rudi nis të vrapojë shumë më shpejt nga gjithë të tjerët dhe bëhet kështu i famshëm në qytet si “derrkuci i garave”.

“Përjashta!” – klith ai dhe e nxjerr familjen bashkë me derrin në rrugë. Ata hyjnë në një shtëpi në anë të një fushe futbolli. Babai bëhet kujdestar i fushës, kurse Rudi maskotë e suksesshme deri sa një ditë arbitri i nxori kartelën e kuqe. Kjo qe një goditje e rëndë, sepse kryesia e shoqatës kërkon një dëshmi që derri nevojitet për të kryer një veprimtari artistike. Vetëm në këtë rast Rudi mund të qëndrojë tek parku sportiv ...