Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Public Enemy

Libra dhe CD / Publicistikë

Public Enemy

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Bledi Mane

Public Enemy
Publicistikë
Nr. faqe: 268
ISBN 978-99943-0-295-6
Çmimi: 1000 lekë

Publicistika e Bledi Mane-s, ka rikthyer në gazetarinë shqiptare nevojën për gazetarë që para se të shkruajnë, të kenë jetën e tyre, ngjyrat e forta dhe të vrazhda të së vërtetës, kulturën e të lexuarit dhe nevojën e përjetshme që gazetaria ka, për të pasur një rrënjë tek letërsia. Në një stinë të gjatë e të thatë të gazetarisë shqiptare ku rrëfimi është zëvendësuar nga citatet, ku përshkrimi është zëvendësuar nga adresat e thata të protokolleve dhe ku qëndrimi është asgjësuar nga nevoja për të mos menduar, Bledi Mane është bërë popullor, pasi po rikthen tek brezi i tij shenjat e qarta të një gazetari të angazhuar, që nuk ka lidhje me gazetarinë që e angazhojnë për llogari të të tjerëve.
- Mero Baze, botues i gazetës Tema

Në shkrimet e Bledit Mane-s në një farë mënyre mesazhi nuk ka prirje të shkojë drejt margjinalizimit dhe të kërkojë të rrokë sa më shumë audiencë edhe pse mund të themi se ai ka një komunikim të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, me të cilën ai ka fituar një lexueshmëri të madhe. Nga pikëpamja komunikative, ka vend të shprehemi se ne debatojmë gjatë ditës ato tema që në të shumtën e rasteve na shqetësojnë të gjithëve, informacione të marra nga televizioni apo dhe nga media të ndryshme online. Në këtë mënyrë ai bëhet gjithmonë e më shumë i lexuar, sepse ka mundësi të artikulojë argumente të detajuara e racionale. Edhe pse është anatemuar si pasionant dhe emotiv, ai si gjuhë simbolike të transmetimit të mesazhit të tij ka të vërtetat thërese.
- Reldar Dedaj, MSc gazetari europiane

Unë nuk mund ta lija bosh vendin vakant të një publicistike atakuese. E them me plot gojë, media shqiptare e ka të nevojshme atakimin e drejtpërdrejtë të realitetit tonë ngjyrë gri. Do të vazhdoj të jem atakues sepse nuk më mundon asgjë nga e shkuara dhe e ardhmja ime. E kam zhveshur veten prej kohësh, jam lakuriq. Megjithatë garantoj se lëkurën nuk ka shans të ma rrjepë askush. Faleminderit që më lexoni.
- Bledi Mane, autori i librit