Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Në pritje të një bebeje

ParaFarma / Produkte Para Mjeksore

Në pritje të një bebeje

nga Botimet Dudaj

2.500 Lekë

Orion Gliozheni

Në pritje të një bebeje
Udhërrëfyes për gruan shtatzënë
Nr. faqe: 248
ISBN 978-99943-0-280-2
Çmimi: 2500 lekë

Në pritje të një bebeje

Libri flet për një nga ngjarjet më emocionuese që një çift kalon gjatë jetës së tij, atë të lindjes së një fëmije. Ai është një guidë e plotë mbi shtatzëninë dhe problemet e saj. Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojnë të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dinë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mirë e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.
Me informacionin e bollshëm bashkëkohor, ai do t’ju shoqërojë gjatë gjithë shtatzënisë suaj, që nga momenti që keni mbetur shtatzënë, javët e para e deri në momentin e lindjes. Ai do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve mbi zhvillimin e shtatzënisë, shëndetin tuaj dhe atë të fëmijës, ndjekjen mjekësore, ushqyerjen, lindjen dhe javët e para pas lindjes.
Këshillat praktike janë fryt i një eksperience të gjatë të autorit në këtë fushë. Ato do t’ju ndihmojnë për të zgjeruar njohuritë tuaja dhe për të bërë zgjedhjet e duhura në çdo hap të shtatzënisë apo lindjes.

Prof. Dr. Orion Gliozheni është obstetër-gjinekolog, Shef Shërbimi në Spitalin Universitar obstetrik-gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Ai është nga specialistët më të njohur në këtë fushë, profesor në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka një kontribut të madh në fushën e shëndetit të nënës e fëmijës në vendin tonë. Është autor i shumë librave e artikujve shkencorë dhe didaktikë.